Panorama (Albania)

Ishte kthyer në tmerrin e Sarandës, kapet “skifteri” që vodhi 8 banesa

- sh. d

Nga vjedhjet e kryera në banesat ka rezultuar se Gjinika ka marrë kryesisht orendi shtëpiake. Policia e Sarandës ka kryer një punë disamujore hetimi për dokumentim­in e veprave të këtij shtetasi, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje

SARANDE- Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i tetë vjedhjeve. Sipas Policisë, është bërë ndalimi i shtetasit Y. Gjinika, 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, më datë 28.11.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, parashikua­r nga neni 134 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i tetë vjedhjeve vetëm gjatë këtij viti. Autorësia është dokumentua­r pas hetimeve të nisura, ku disa banorë të fshatit kanë denoncuar për vjedhjet e banesave të tyre. Si- pas Policisë, 42- vjeçari është autor i vjedhjes së ndodhur më 25.09.2018 të banesës së shtetasit B. C. Në datë 02.07.2018, ai dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Q. R.. Në datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K. P.. Në datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K. L.. Gjithashtu, më 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T. S.. Në datë 24.06.2018 ka denoncuar vjedhjen e banesës edhe shtetasi P. T.. Në datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R. R.. Në datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M. O.. Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës. Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërme­ndura ka rezultuar se Gjinika ka marrë kryesisht orendi shtëpiake. Policia e Sarandës ka kryer një punë disamujore hetimi për dokumentim­in e veprave të këtij shtetasi, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Gjithashtu, sipas Policisë, ky shtetas ka qenë i dënuar edhe në Greqi për trafik lëndësh narkotike. Ai njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndaj dyshimet e Policisë janë se ai i shiste në vlera të papërfills­hme orenditë e vjedhura që të siguronte me to paratë e drogës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania