Panorama (Albania)

Ish- Presidenti George H. W. Bush prehet në librarinë presidenci­ale

-

Funerali i gjatë shtetëror i Presidenti­t të ndjerë George H. W. Bush nisi të enjten fazën e fundit në Hjuston, Teksas. Nipat dhe mbesat e ish- Presidenti­t të 41- të të SHBA- ve ishin ata që mbanin arkivolin apo lexonin shkrimet e shenjta në Kishën Episkopale, ku Bushi i vjetër dhe gruaja e tij e ndjerë Barbara ishin falur për rreth 50 vite. Rreth 1,200 të ftuar në Kishën e St. Martin përfshinin anëtarët e familjes së Presidenti­t të 41- të, atletët e Houston dhe liderë civilë, të cilët e njihnin atë si një amerikan të dedikuar në shërbimin e tij dhe që investoi më shumë se katër dekada në bashkimin e vlerave të familjes së tij me Amerikën. “Ai ishte njeriu më i hijshëm, më i mirë dhe më i përulur që kam njohur”, tha George P. Bush, nipi i Presidenti­t të ndjerë, i fundit anëtar aktual i familjes me një të ardhme politike. Bush, i cili vdiq javën e kaluar në shtëpinë e tij në Hjuston në moshën 94- vjeçare, kishte më parë një shërbim funerali shtetëror me eulogji, të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Washington D. c., mbrëmjen e së mërkurës arkivoli me trupin e tij e kaloi në Kishën Episkopale St. Martin në Houston, ku të enjten u krye edhe një tjetër funeral shtetëror me familjarë dhe miq që mbërritën për të përshëndet­ur për herë të fundit presidenti­n e ndjerë. Pas shërbimit në St. Martin, arkivoli i Bushit të vjetër u dërgua me tren nga Hjuston në Texas A& M, duke kaluar nëpërmjet pesë fshatrave të vegjël, për të shkuar në vendin ku do të prehet. Sapo të mbërrijë në College Station, autokolona do ta dërgojë arkivolin e Bushit në librarinë e tij presidenci­ale, ku do të prehet pranë gruas së tij Barbara, e cila vdiq në muajin prill, dhe vajzës tij Robin, e cila vdiq në vitin 1953 në moshën trevjeçare.

 ??  ?? Nga funerali i Bushit të vjetër në Kishën St. Martin
Nga funerali i Bushit të vjetër në Kishën St. Martin
 ??  ?? Ish- Presidenti George W. Bush dhe gruaja e tij Laura, duke dalë nga Kisha e St. Martin
Ish- Presidenti George W. Bush dhe gruaja e tij Laura, duke dalë nga Kisha e St. Martin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania