SHBA “bekon” Ushtrinë në Kosovë: I takon si vend sovran

Ambasadori Kossnet: Evoluimi i FSK, hap pozitiv e i natyrshëm

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kosova e ka marrë bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e Ushtrisë, të parashikuar për të marrë mbështetjen e Kuvendit më 14 dhjetor të këtij viti.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është një hap pozitiv. Ai theksoi se është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për televizionin publik në Kosovë se “liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, se Kosova e ka arritur pikën që, në vend që të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuojë asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”, tha Kosnett, i cili shtoi se Kosova vazhdon të mbetet në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Deklarata e ambasadorit erdhi një ditë pasi Kryeministrja serbe kërcënoi se mund të përdorte Ushtrinë e Serbisë, tashmë të forcuar siç u shpreh ajo, nëse do të formohej Ushtria e Kosovës dhe ky ishte një opsion që ajo do të duhej ta përdorte, edhe pse nuk i pëlqente. BE KA REZERVA,

SI NATO Kreu i NATO- s, Jens Stoltenberg, një ditë më parë është shprehur i rezervuar për mbështetjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Stoltenberg tha se nisma e Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë po bëhet në një kohë të papërshtatshme dhe është në kundërshtim me rekomandimet e shumicës së vendeve, të cilat janë pjesë e NATO- s. Edhe BE- ja ka qëndruar në një linjë me NATO- n, duke shfaqur rezerva për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Zëdhënësja e BE- së, Maja Kocijançiç, tha se mandati i FSK- së duhet të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se transformimi i FSK- së në Ushtri nuk do të prishë marrëdhëniet e Kosovës me NATO- n dhe se është në përputhje me Kushtetutën. VENDIMI I KUVENDIT

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim pak ditë më parë që në seancën e 14 dhjetorit të votohen projektlig- jet për FSK- në. Kthimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, një Ushtri e vërtetë e armatosur, ka ngritur polemika të shumta mes ndërkombëtarëve që po mbajnë kahe të ndryshme, nëse kjo duhet lejuar apo jo. Polemikat janë nxitur nga alarmi që ka vendosure Serbia, se një Ushtri në Kosovë do të sillte destabilizim në rajon dhe do të rrezikonte komunitetin serb atje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.