Panorama (Albania)

Protestat në Paris, mbyllet Kulla Eiffel dhe dhjetëra muze

-

Të shtunën Kulla Eiffel do të mbyllet në Paris, pasi protestues­it nuk janë tërhequr nga protestat e tyre masive kundër taksave të reja të qeverisë së Presidenti­t Emmanuel Macron. “Protestat në Paris nuk na lejojnë të mirëpresim vizitorët në kushte të sigurta”, kështu ka njoftuar operatori i kullës në Paris. Në kryeqyteti­n francez protestat kanë detyruar të mbyllen dhjetëra muze, përfshirë “Grand Palais”, zona kulturore si Opera dhe dyqane të shumta në qendër. Këta të fundit janë urdhëruar të qëndrojnë mbyllur nga Policia, e cila po përpiqet të evitojë episode dhune dhe grabitjeje si ato që ndodhën në protestat e fundit. Vendimi i qeverisë për të pezulluar taksën e karburante­ve, e cila do të hynte në fuqi në fillim të janarit, por u shty në qershor, nuk e ka zbutur zemërimin e protestues­ve, të cilët të organizuar nëpër rrjete sociale duke mbajtur jelekë të verdhë fosforeshe­ntë, kanë organizuar trazirat më të dhunshme të dekadave të fundit në Paris. Dhe të shtunën priten protesta të reja, e siç druhet Policia, sërish të dhunshme. Popullarit­eti i Presidenti­t Emmanuel Macron ka rënë në nivelin më të ulët të shënuar ndonjëherë dhe ligjvënësi­t francezë po debatojnë mbi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së Macron. Popullarit­eti i Presi- dentit 40- vjeçar ka rënë nën 20 për qind. Një zëdhënës i Macron paralajmër­oi se mund të ketë shumë dhunë këtë fundjavë, ndërsa Kryeminist­ri Edouard Philippe tha se masa të jashtëzako­nshme do të merren të shtunën, përfshirë vendosjen e 65,000 oficerëve sigurie nëpër Francë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania