Kreu i NATO- s telefonon Haradinajn

Panorama (Albania) - - BOTA -

Sekretari gjeneral i NATO- s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar të enjten Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’i njoftuar me rezultatin e takimit të ministrave të Jashtëm të NATO- s. Gjatë telefonatës është diskutuar edhe për nismën për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. “Nënvizova se si Beogradi, edhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo deklarate e veprimi që mund të jenë provokuese”, tha Stoltenberg duke shtuar se i ka përsëritur Kryeministrit Haradinaj se nisma për transformimin e FSK- së në Ushtri është një veprim i paarsyeshëm dhe është kundër rekomandimeve të shumë aleatëve të NATO- s. Stoltenberg tha se me Haradinajn kanë folur edhe për faktin se si NATO- ja duhet shqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë, në rast se ndryshohet mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka treguar edhe për bisedën që ka pasur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilit i ka kujtuar nevojën për zbutjen e tensioneve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.