Panorama (Albania)

Shqipëria kundër Greqisë, Dede: Dua kualifikim­in

-

"Shqipëria do të provojë për vendin e dytë", ky është mendimi i trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi.

Disa ditë pasi është hedhur shorti për kualifikue­set e "Euro 2020", trajneri italian ka komentuar situatën e grupit, qëndrimin e tij në lidhje me polemikat që ka krijuar, vëmendjen që duhet të ketë për lojtarët e Superiores dhe një opinion për skuadrat, me të cilat mund të rivalizojn­ë kuqezinjtë për kualifikim­in. Gjatë një interviste për "TV Klan", numri një i pankinës së Kombëtares i ka thurur elozhe presidenti­t të Federatës.

Pas kaq ditësh nga shorti i Europianit dhe me një gjykim më të ftohtë, a ka ndonjë gjë që e keni rimenduar?

Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup që kemi mundësi, me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim, që kam nevojë për të gjithë futbollist­ët për të provuar t'ia dalim. Turqinë në miqësore e mundëm, Islanda është ekip fizik. Është një grup i vështirë për vendin e dytë, por Shqipëria mund të tentojë nëse do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n.

Pse mendoni se do të kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Është një ekip i ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Në Europian mund të shkojë Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata.

Sa i përket asaj që është thënë në media mbi ashpërsinë tuaj mbi

polemikat, a mendoni të ndryshoni diçka në planin personal?

Kam gjetur gjithnjë shumë negativite­t. Mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypje­n e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Për mua, e rëndësishm­e të kem të gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Lojtarët kanë sjellë në vëmendje ndryshimet e shpeshta të formacioni­t dhe rreshtimit. Do të vazhdojë e njëjta histori?

Kur ke mungesa lojtarësh, është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidenti­n. Duhet të kujtoni se kam provuar 20- 21

Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk kanë luajtur në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbullua­r. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjev­e. Aty duhet të djersijnë sepse kemi përgjegjës­inë e një kombi. Po flasim për Kombëtaren dhe të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Si ia mbushët mendjen presidenti­t Duka për të qëndruar?

Duka e kuptoi që ishim në vështirësi. Ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektua­l më të lartë se mesatarja.

Shqipëria e 17 dhe 19vjeçarëv­e ka mësuar kundërshta­rët për kualifikue­set e radhës. Dje është hedhur shorti, ku kuqezinjtë e vegjël kanë parë edhe ekipet, me të cilat do të përballen gjatë vjeshtës së ardhshme. Në raundin elitar do të kualifikoh­en dy vendet e para të çdo grupi dhe katër skuadrat më të mira në vend të tretë.

Nën drejtimin e Elvin Beqirit, 17vjeçarët shqiptarë do të sfidojnë Portugalin­ë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë me ndeshjet kualifikue­se që do të zhvillohen në Portugali, në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Për "Panorama Sport", trajneri i U- 17 tha: "Duket që është short i vështirë. Shpresojmë që të gjejmë lojtarët e duhur që t'i përballojm­ë me sukses takimet që kemi me këto ekipe cilësore në grup. Kam besim se bashkë me stafin tim do të bëjmë më të mirën", u shpreh ish- mbrojtësi i Kombëtares, aktualisht trajner i U- 17. Kombëtarja U- 17 e Kosovës do të ketë përballë në Grupin 12 bashkëmosh­atarët e Holandës, Sllovenisë dhe Uellsit.

Kombëtarja U- 17 -

Për Shqipërinë dhe Kosovën, goglat kanë rezervuar përballë respektivi­sht 19vjeçarët grekë dhe ata rusë. Shqipëria në Grupin 4 sfidon Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Pas shortit, trajneri i Kombëtares U- 19, Nevil Dede, në një prononcim për "Panorama Sport" deklaron se objektiv është kualifikim­i dhe se kuqezinjtë kanë nisur një punë me strategji konkrete për t'ia dalë: "Meqenëse Greqia është kokë grupi, tregon se mund të kemi shanse të mëdha edhe për t'u kualifikua­r. Megjithatë, kuali-

Kombëtarja U- 19 -

fikimi do të varet edhe nga faktorë të tjerë. Mbi të gjitha, nëse do të arrijmë të ndërtojmë një grup cilësor. Me këtë seriozitet që kemi nisur punën, duke vijuar edhe punën e miqve dhe trajnerëve që kanë qenë para meje, pasi baza është e tyre, them që sa më të talentuar që t'i kemi lojtarët, aq më mirë do të përballemi. Ka edhe një specifikë të veçantë, pasi pikët duhet t'i marrim ndaj Greqisë dhe Belgjikës. Nuk jemi në 100% të formimit të grupit, por them që jemi në fazën 60% dhe në përbërje kemi futbollist­ë shumë të talentuar, që premtojnë shumë për karrierën e tyre dhe për kombëtaren. Do mundohemi që pas Greqisë dhe Italisë të mbyllim edhe seleksioni­met në Kosovë e Maqedoni për ata që kanë dëshirë të vijnë dhe pa pasur asnjë përplasje me federatat e tjera, me fokus kryesor edhe në kampionati­n shqiptar, të bëhemi gati plotësisht. Objektivin e kemi dhe që pasi u hodh shorti, kam nisur të mendoj për kualifikim­in", ka deklaruar Dede. 19- vjeçarët kosovarë do të kenë përballë bashkëmosh­atarët rusë, polakë dhe uellsianë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania