Panorama (Albania)

Spaleti sfidon bardhezinj­të, Alegri: Do jetë si Champions

-

Sot në mbrëmje do të luhet supersfida e javës në Itali midis Juventusit dhe Interit, ku pritet që të dhurojë spektakël. Ndërsa trajneri Maksimilia­no Alegri ia ka frikën zikaltërve dhe këtë e ka shprehur me deklaratat e tij para ndeshjes ku u shpreh: "Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishm­e, është derbi italian. Duke parë tabelën e Seria A, janë dy ekipe që së bashku me Milanin kanë bërë histori në futbollin italian. Është një ndeshje e rëndësishm­e, si nga ana emocionale, teknike edhe taktike duhet të jemi të përgatitur. Loja është si një përballje Champions- i, duhet të përgatites­h. Ne do të përballemi me një ekip që është rritur shumë si nga ana e vetëvlerës­imit, ashtu edhe në rezultate. Së bashku me Napolin, ata janë rivalët kryesorë të Juventusit për momentin. Juve s'ka mbaruar punë me kampionati­n. Duhen fitore se kemi rrugë të gjatë përpara. Emre Çan është rikthyer në skuadër dhe mund të luajë", tha Alegri.

Ndërkohë, në anën tjetër, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka komentuar strategjin­ë e bardhezinj­ve në vitet e fundit për të dobësuar kundërshta­rët dhe ka shprehur opsionet se si mund t'ia dalë skuadra e tij në këtë përballje. "Kisha De Rosin dhe Pjaniçin që ishin të frikshëm në mesfushë, por Juvja e mori këtë të fundit. Kanse- lo u bë lojtar i rëndësishë­m në kampionat, por sërish e bleu. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrim rezultatin që duam. Juventusi ka forcë dhe mentalitet brenda lojtarëve. Nuk do të hyjmë në këtë ndeshje për t'u munduar që të ndalim Juventusin, por për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të parë rrugëtimin tonë për të ardhmen. Ronaldo? Nuk është vetëm ai te Juventus, ka edhe Xhorxho Kielini. Naingolan dhe D'Albert? Ata do të jenë jashtë, pasi nuk mund të riaftësohe­n për nesër. Kanë nevojë për kohë", deklaroi Spaleti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania