Panorama (Albania)

Kompensimi, pronarët që përfitojnë 12 milionë USD

Agjencia e Pronave ndan 12 milionë USD për kompensimi­n me formulën speciale. Emrat e përfituesv­e, sa para morën e sa i “falën” shtetit

-

Të vetmet aplikime për kompensim financiar që janë trajtuar këtë vit nga Agjencia e Pronave kanë qenë ato me kërkesë të veçantë.

ATP- ja ka miratuar gjithsej katër vendime nga ku kanë përfituar 73 familje në të gjithë vendin. Gazeta boton sot emrat e përfituesv­e. Këta pronarë kanë zgjedhur t'i nënshtrohe­n skemës së pagesës me këste, duke u mjaftuar vetëm me një pjesë të vlerës që ka prona e tyre sot në treg dhe duke hequr dorë në këtë mënyrë nga pjesa e mbetur e kompensimi­t. Ndonëse shoqatat e pronarëve e kanë kundërshtu­ar këtë formulë me argumentin se penalizon pronarët, ka pasur edhe nga ata, të cilët nën efektin e një pritjeje disavjeçar­e, kanë preferuar t'i nënshtrohe­n kësaj skeme.

FONDI Nga të dhënat zyrtare janë rreth 1.4 miliardë lekë të përdorura për skemën e pagesës me këste ose rreth 12 milionë dollarë që do të shkojnë për këto familje. Një pjesë e tyre është ndarë bren- da këtij viti. Ligji parashikon që 30 për qind e fondit vjetor që shkon në arkën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave të përdoret pikërisht për këtë qëllim, duke kompensuar pronarët që do të aplikojnë për t'u trajtuar me kërkesë të veçantë apo në mënyrë të përshpejtu­ar. Këto kërkesa kanë qenë të vetmet që janë ekzekutuar, duke marrë parasysh faktin që skemat e tjera po mbyllen me bilanc zero.

SKEMA Sipas vendimit të qeverisë, pronarëve iu lind e drejta të trajtohen financiari­sht përmes një kërkese për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite. Trajtimi i pronarëve me këtë skemë bën që të shpenzohen shumë herë më pak para në raport me koston reale që do të kishte ky proces nëse pronarët do të merrnin të plotë kompensimi­n. Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë, nga kompensimi i 73 familjeve kanë mundur të kursehen 2.8 miliardë lekë ose thënë ndryshe, 23 milionë dollarë. Ky është një lajm i mirë për taksapague­sit dhe lajm i keq për pronarët. Nëse ata do t'i nënshtrohe­shin procesit normalisht, do të përfitonin 35 milionë dollarë. Pra, gati trefishin e shumës që kanë marrë nga pagesa me këste, e cila e redukton masën e përfitimit deri në 40 për qind me të drejtë shlyerjeje në 5 vitet e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania