ELBASAN/ Plagosen në aksident 3 vetë, mes tyre një fëmijë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

ELBASAN- Aksident i rëndë me tre të plagosur, mes tyre një fëmijë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në fshatin Mamël, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur tre të plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, mjeti me targa EL 8982 B me drejtues shtetasin A. Xh., është përplasur me mjetin me targa TR 1388 U me drejtues shtetasin B. M.. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në mjetin me targa të Elbasanit, konkretisht shtetasit J. M., 27 vjeç, L. D., 20 vjeç, K. Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht, burime të Policisë bënë të ditur se dyshohet se mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Dyshohet se një prej makinave ka tentuar një parakalim të gabuar, çka u bë edhe shkak për aksidentin e rëndë që për pak iu mori jetën tre personave, mes të cilëve një fëmije 5 vjeç. Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Polici dhe është marrë në pyetje për të zbuluar edhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.