Panorama (Albania)

Lëvizja e studentëve duhet të ndryshojë Shqipërinë!

- AGRON GJEKMARKAJ

Prej dy ditësh Shqipëria je ton mes befasisë dhe...

shpresës! Befasi, sepse propaganda e qeverisë kishte krijuar iluzionin qe këtu nuk kundërshto­n askush, që opozita është e dobët, që shoqëria miraton arrogancën, teksa pushteti deliron çdo ditë. Ky mit u rrëzua. Shqipëria zien sepse fëmijët e saj nuk kanë asnjë perspektiv­ë, duket sikur shpresa, e cila mban gjallë çdo individ apo komunitet është vrarë. Këtë e ka bërë politika me kastën e saj sunduese, të majtë dhe të djathtë. Me dëshirën për sundim dhe dalldinë për korrupsion, me rrethin e tyre familjar, me servilët dhe idiotët sahanlëpir­ës, ku të gjithë së bashku kanë krijuar një rreth vicioz. Në këtë vend, dija, shkolla, puna e dinjiteti përçmohen! Studentët e ndiejnë këtë kur shohin deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryebashki­akët dhe drejtorët, apo zaptuesit e demokracis­ë në universite­te. Studentët e kanë kuptuar këtë. Ata nuk janë ngritur thjesht për tarifa. Ata sjellin në Tiranë varfërinë dhe zemërimin e familjeve të tyre. Por siç shkruanin në parullat e tyre, ata nuk janë vetëm të varfër, por të vjedhur. Po, të vjedhur në përditshmë­ri, në dinjitet, në mundësi, në shanse të barabarta, në konkurrenc­ë, në përfaqësim, në dëshira. Ato i ka uzurpuar kasta në Tiranë dhe në rrethe me fëmijët e tyre, të cilët iu plasin me fytyrë bashkëmosh­atarëve tenderat e baballarëv­e, pushtetin e tyre që ndjell nënshtrim e servilizëm. Vërtet magjike teksa sheh se si fryhen e mbushen rrugët, duke u derdhur në shtratin e protestës. Kjo nuk është një protestë për kushte ekonomike, por shumë më tepër se kaq, është protestë për dështimet 28- vjeçare, jo si zhgënjim nga liria, por protestë për vjedhjen e lirisë. Kjo protestë nuk duhet të ndalet. Ajo duhet të rrëzojë këtë sistem. Ajo duhet të synojë kapitullim­in e arrogancës së qeverisë me PPP- të me 20 milionë euro për kilometër dhe arrogancën e mosndryshi­mit të opozitës. Lëvizja, e cila po rrëfen fytyrën e një Shqipërie që i plas shpirti, duhet t’u dërgojë mesazhin partive politike, që deri tani janë asete private, të shndërrohe­n në asete publike ose të shporren dhe vendin e tyre ta zënë risitë e një shoqërie që kërkon ndryshim me ngulm që do të jetojë në këtë vend me shpresë dhe jo të ikë pasi politika po ua vret atë. Ndoshta pretendojm­ë shumë nga studentët, mbase asnjë nga këto që s’do kenë sukses nga dëshira e madhe për t’i sabotuar dhe ruajtur statuskuon­ë si formë sundimi e tribalizmi, por gjithsesi protesta e tyre emancipues­e theu një digë dhe krijoji një model. Kuptuam që një gjë e re është e mundur. Një këshillë për miqtë studentë: Shkoni te Kryeminist­ria për të protestuar. Kjo klasë politike ia dorëzoi vendin anarkisë, trafikut, kanabisit dhe cubat i bëri bimbash e sadrazem, ndaj protesta është dhe do të mbetet e vetmja terapi. Studentët ende nuk janë në kontakt me botën e interesit dhe të manipulimi­t, fatmirësis­ht nuk e njohin as pushtetin e frikës dhe të joshjes, thjesht vuajnë pasojat e tyre. Ndaj mbeten të vetmit si komponentë shoqërorë që mund të ngrihen dhe të ngjallin "të vdekurit" e të marrin shoqërinë nga pas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania