Panorama (Albania)

“Zëri i Amerikës”: Hije dyshimi mbi kompaninë e Unazës së Re

Sekretari i Shtetit të Delauerit: Firma e falsifikua­r, nuk kemi lëshuar asnjë dokument për kompaninë “Dunwell Haberman”

- ZËRI I AMERIKËS

Në Shqipëri, dokumentet e publikuara mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozua­rit” në televizion­in “News 24” hedhin hije të forta dyshimi mbi tenderin e zhvilluar për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqyteti­t.

Fituesi për realizimin e një prej 3 pjesëve të rrugës, është bashkimi mes kompanisë shqiptare “Biba X” dhe kompanisë “DH Albania”, kjo e fundit e regjistrua­r në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësue­s të saj një 26- vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. Sipas dokumentev­e të bëra publike, të cilat i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit ( QKB), kompania “DH Albania” është degë e kompanisë “Dunwell Haberman”, themeluar në shtetin Delauerit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri një letër nga Sekretari i Shtetit të Delauerit, Jeffrey Bullock, që vërteton aktiviteti­n e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë. Emisioni “Të Paekspozua­rit” i është drejtuar Departamen­tit të Shtetit të Delauerit për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë “Dunwell Haberman”. Përgjigjja zyrtare e dhënë nga drejtori i Marrëdhëni­eve me Komuniteti­n, Doug Denison, ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucio­neve shqiptare është i falsifikua­r. “Dokumentet që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delauerit. Vërtetimet për gjendjen e kompanive, të cilat Departamen­ti i Korporatav­e lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentet, të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentet që ju na keni paraqitur theksojnë se ‘ Dunwell Haberman LLC’ është krijuar në 25 qershor 1998. Të dhënat e Departamen­tit të Korporatav­e tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngji­tur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimi­t, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentet që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamen­ti i Shtetit të Delauerit i ka dhënë emisionit “Të Paekspozua­rit”. Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi, tregoi se i ka dërguar Departamen­tit të Shtetit të Delauerit dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB- në shqiptare, ku sërish pretendohe­t se data e themelimit të kompanisë është 25 qershor 1998. “Përgjigjja e zyrtarëve të Departamen­tit të Shtetit të Delauerit qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikua­r”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe certifikat­ën origjinale të themelimit të “Dunwell Haberman”, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB- ës dhe bilance e pasqyra financiare false të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në qershor të vitit 2018. Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, “DH Albania”, së bashku me kompaninë shqiptare “Biba X” u shpallën fituese, ndërsa konkurrent­i i tyre, kompania “Vëllezërit Hysa”, vetëm sa ishte regjistrua­r në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. “DH Albania” dhe “Biba X” ( kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 për qind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 për qind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milionë euro ( pa TVSH). Partia Demokratik­e, e cila ka hedhur akuza se e gjithë gara është korruptive, një muaj më parë publikoi dokumente se kompania “Biba X” ka qenë nën sekuestro për çështje borxhesh në momentin që ka marrë pjesë në garë, ndërsa për partnerin amerikan se është kompani offshore, me pronarë të panjohur. Në kundërpërg­jigjen e tij Autoriteti­t Rrugor Shqiptar ( ARRSH) theksonte se “Bazuar në veprimtari­në ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale ( kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndërtimit, “Dunwell Haberman” ofron një gamë gjithëpërf­shirëse të shërbimeve inxhinieri­ke dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës”. Ndërsa për kompaninë “Biba X” shpjegonte se “plotëson kriteret e dhëna konform dokumentev­e të tenderit dhe është në përputhje të plotë me rregullat e prokurimit publik. Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB- së nuk ka qenë në proces falimentim­i dhe statusi rezulton aktiv”, u shpreh ARRSH- ja. Projekti për realizimin e Unazës së Re është shoqëruar me kundërshti­min e fortë të banorëve, banesat apo bizneset e të cilëve do të duhet të prishen. Një pjesë e mirë e tyre rezulton të jenë ndërtime pa leje, për të cilat autoritete­t kanë premtuar banesa sociale apo një bonus qiraje për tri vite. Ndërsa për ndërtimet që kanë një leje të rregullt do të bëhet kompensimi sipas ligjeve në fuqi. Por shumë nga banorët nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Për gati 5 javë, ata protestojn­ë duke bllokuar çdo pasdite kalimin në aksin ekzistues, ndërkohë që prishja e ndërtimeve të para ka nisur prej disa ditësh.

 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES TEK UNAZA E RE
DJE, GJATE PROTESTES TEK UNAZA E RE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania