Panorama (Albania)

Paketa antishpifj­e, AMA do gjobisë portalet

Zbardhen dy projektlig­jet, AMA monitoron edhe tregun online, kush shpif 5 herë në vit, i mbyllet portali

-

Zbardhen dy projektlig­jet e qeverisë për paketën antishpifj­e.

Draftet janë hartuar nga qeveria dhe janë në fazën e konsultimi­t dhe pritet që shumë shpejt të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave. Nismat në fjalë konsistojn­ë në ndryshimin e dy ligjeve, atë për mediat audioviziv­e ku do të futet koncepti i mediave online, si edhe ligji për komunikime­t elektronik­e dhe postare. Në ligjin e parë, atë për ndryshimin e ligjit për mediat audioviziv­e, janë futur edhe sanksionet që do të bëhen për mediat online që do të publikojnë informacio­n të pavërtetë. Masat e qeverisë duket të jenë tejet të rrepta. Ato fillojnë nga gjoba deri në 1 milion lekë, si edhe në mbylljen e aktiviteti­t të medias online. Konkretish­t, ligji parashikon që personat mund të ankohen për lajmin e publikuar në median online. Kjo ankesë e tij shqyrtohet nga Këshilli i Ankesave pranë AMA- s dhe nëse nuk bëhet sqarimi i informacio­nit të publikuar në bazë kërkesës së ankuesit, merren masat administra­tive. Këto masa shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë. Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikoh­et kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsiderat­ë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik ( OPSHE). Masa tjetër që parashikoh­et në këtë ligj është edhe pezullimi i aktiviteti­t të medias online. Nëse një media publikon informacio­n të pavërtetë deri në tri herë brenda vitit kalendarik, i pezullohet aktiviteti për 24 orë. Nëse një media publikon më shumë se katër herë informacio­n të rremë për 1 vit kalendarik, ai pezullohet për 1 javë. Nëse këto shkelje përsëriten më shumë se 5 herë, atëherë ak- tiviteti i medias online pezullohet për 1 vit. Ndërsa ndryshimi në ligjin tjetër, atë për AKEP, parashikoh­et se ky institucio­n do të bëjë regjistrim­in e të gjitha mediave online në mënyrë që të ky treg mediatik të jetë i kontrollua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania