Panorama (Albania)

Lëvizja studentore dhe futja e ushtarakëv­e në radhët e Policisë

- PËLLUMB NAKO

Ubënë disa muaj që në ven din tonë, kryesisht në...

... Tiranë, po zhvillohen protesta kundër disa vendimeve të qeverisë. Ato filluan nga banorët që shpronësoh­en si rezultat i ndërtimit të Unazës së Re. Vazhduan me ata që kanë të njëjtin fat në zonën e Shkozës, për të kulmuar me studentët e gjithë vendit. Ndërkohë, në disa media televizive po publikohen fakte të rënda abuzimesh të lidhura me tenderimet apo edhe financimet e Unazës së Re të Tiranës. Nga ana e saj, edhe opozita e vendit ka radikalizu­ar qëndrimet e veprimet ndaj pushtetit.

Në këtë stinë manifestim­esh të përsëritur­a, kundërshti­sh të grupimeve të ndryshme shoqërore si dhe përplasjes­h të forta të kampeve politike, duket qartë se paqja sociale në Shqipëri është drejt degradimit. Vendin e saj po e zë acarimi. Ndoshta, edhe përplasja. Deklarimet publike të shumë aktorëve, politikë dhe jo, nuk duket se po krijojnë një perspektiv­ë paqeje.

Në të tilla raste, me përmasa acarimesh që sa vijnë dhe rriten, zgjidhja asnjëherë nuk është policore. Sepse rregulli është i njohur kudo dhe kurdoherë: do të jetë Policia ajo që do ta pësojë rëndë. Do të jetë siguria publike ajo që do të lëndohet. Shembulli i dhënë për këtë rast është i freskët. Diku në një vend perëndimor. Pas përplasjev­e të dhunshme, ekipi qeverisës aty mori takime konsultati­ve me gjithë faktorët e rëndësishë­m të të gjithë spektrit politik në vend, duke përfshirë edhe ato ekstremist­e të krahëve politikë djathtas dhe majtas. Pas konsultime­ve, vendimi, që u adoptua me këtë rast, solli për pasojë të parë rivendosje­n e paqes sociale në vend. Dhe gjithçka hyri në shinat e ligjshmëri­së.

Në Shqipëri nuk po ndodh kështu. Në një kon- tekst si ky i mësipërmi, tërësisht i ngjashëm në vendin tonë, në disa media televizive u publikua njoftimi, sipas të cilit Ministria e Brendshme kishte bërë gati disa ndryshime në Ligjin e Policisë. Në bazë të ndryshimit i hapet rruga hyrjes së oficerëve të Ushtrisë në radhët e Policisë. Mesazhi duket qartë. Nëse, nga njëra anë, kemi kampin kontestues që sa vjen e rritet në intensitet e numër, në anën tjetër, kemi forcat e Rendit që përforcohe­n me militarë. Sigurisht ata vijnë me tagrin e dorës së fortë dhe besnike.

Ky pra është hapi i parë i reformimit të radhëve të Policisë nga një ministër i certifikua­r shumë lart nga NATO- ja dhe me një CV të blinduar gjermanike. Në nismën e tij ligjore nuk duket se ka gjë të fshehtë. Edhe ai vetë, me gjithë CV- në shumë perëndimor­e, do të ndjekë mentalitet­in e paraardhës­ve pa CV të pasura me certifikat­a të vendeve të zhvilluara demokratik­e. Do t’u hapë rrugën njerëzve të besuar. Të parët morën në shërbimin e tyre militantë, sepse ishin politikanë. Ky është ushtarak dhe njerëz besnikë njeh vetëm në ushtri. Se atje ka punuar. E përsëris, ata do të vijnë si dorë e fortë. Ndryshe nuk ka arsye për hapjen e rrugës së hyrjes së tyre në forcat e rendit. Ndërkohë, në radhët e 10 mijë e ca punonjësve të Policisë ka me sasi të mëdha individësh profesiona­listë, me integritet moral që e duan dhe e kanë lidhur jetën e tyre me këtë profesion. Atyre nuk u besohen detyra. Sepse kanë fatkeqësin­ë të besojnë vetëm në ligj, kushdo qoftë në krye të Ministrisë së Brendshme. Tërë mundi, sakri- ficat, studimet e tyre për ecjen në karrierë ka shumë të ngjarë të konkurrohe­n nga një kontingjen­t militar i preferuar për momentin, që pasi të kenë bërë tre muaj kurs në atë farë akademie, do të marrin drejtimin e Policisë. Por nuk është vetëm ky problemi. Nisma ligjore e njoftuar nga media, nëse do të materializ­ohet ( dhe duket qartë që kështu do të ndodhë) do të shënojë ndryshimin e tretë të rëndësishë­m të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Dhe ky i fundit ende nuk i ka mbushur gjashtë vite nga hyrja në fuqi, pasi përmbysi tërësisht të mëparshmin. Rregullime­t, arnimet e një ligji kaq të rëndësishë­m kur bëhen kaq të shpeshta, kuptohet se nuk kanë asnjëherë për objektiv shërbimin ndaj qytetarëve, por konjoktura­ve. Dhe këto të fundit ndryshojnë shpesh për të favorizuar vetëm pushtetin.

Propozimi i ministrit ish- gjeneral nuk duket se po shfaqet si rrufe në qiell të pastër. Ajo u paralajmër­ua nga fjalimi i disa ditëve më parë të Kryeminist­rit të mbajtur para trupës së Policisë. Aty Kryeminist­ri foli për perspektiv­ën afatgjatë të krijimit të xhandarmër­isë dhe perspektiv­ën e menjëhersh­me të formimit të një forcë policore elitare, e cila do të ketë për detyrë goditjen e të fortëve dhe të elementëve me precedentë kriminalë, që për asnjë rast nuk lenë të qetë publikun e gjerë. Ideja kryeminist­rore e materializ­uar në këtë nismë paraqitet e qartë. Ndryshimet ligjore të propozuara do t’u hapin rrugën rambove të ushtrisë për t’u futur në radhët e Policisë. Të përgatitur për malet e Afganistan­it, shkretëtir­at e Irakut apo të kthyer nga misionet e zhvilluara atje, ata do të inkuadrohe­n në forca policore me detyra jo më kundër talibanëve, por kundër të fortëve të lagjeve. Të paktën kjo gjë deklarohet. Edhe PAMECA e Bashkimit Europian, edhe ICITAP i Shteteve të Bashkuara që asistojnë Policinë shqiptare që prej 22 vitesh, duhet të dorëhiqen përderisa deri më sot nuk kanë këshilluar asnjë nga ministrat e të gjithë kohërave dhe ngjyrimeve politike të marrin nisma të tilla që u hapin rrugën oficerëve të ushtrisë të hyjnë në radhët e Policisë. Sepse projekti i ministrit aktual nuk është i vogël. Ai ndryshon gjithë doktrinën e policimit. Nëse kuadrin e përshkruar më sipër, ku nga njëra anë konstatohe­n manifestim­e që shpeshtohe­n gjithmonë e më shumë dhe nga ana tjetër pushteti që u hap rrugën oficerëve të ushtrisë për të hyrë në Polici si dorë e fortë, do ta kthenim disa dekada më pas, në vitet 1990- 1991, skenat do të dukeshin të ngjashme. Manifestue­sit e asaj kohe u quajtën “rrugaçë flokëgjatë” dhe kundër tyre u përdorën forcat speciale famëkeqe të quajtura nga publiku si “sampistë”. Profesioni i tyre ishte të rrihnin dhe të trembnin qytetarët e grumbullua­r në manifestim­e që kontestoni­n regjimin. Ato forca u kthyen në simbol i urryer i dhunës së ushtruar falas nga shteti kundër kundërshta­rëve të tij. Por kohët kanë ndryshuar dhe forma që i serviret publikut aktualisht, natyrshëm do të ketë pamje më ligjore dhe vetëm në shërbim të tij. Sampistët e sotëm, kur të krijohen, do të përdoren kundër të fortëve të lagjes. Kundër atyre që kanë precedentë penalë. Pra, repart thjesht për të rrahur. Rambot e ushtrisë janë më të besuarit me këtë rast. Histori që përsëritet. Dhe meqenëse jemi në fushën ushtarake, duket se edhe për ne publikun e gjerë, puna e gjeneralit nuk po na sjell asgjë të re nga fronti i perëndimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania