Panorama (Albania)

Spitali pa mjek gjinekolog, 31- vjeçarja humb trinjakët

Ngjarja në Bulqizë, shpëtohet jeta e gruas që lindi para kohe

- BULQIZË / ALBI LALA

Një nënë e re, e cila priste të sillte në jetë trinjakë, rrezikoi jetën dje pasi i lindi ata para kohe në Spitalin e Bulqizës.

Ndihma i është dhënë nga një mjek i përgjithsh­ëm dhe nga mamitë, pasi në këtë spital mungon mjeku gjinekolog.

Pacientja Enkeleda Rexhepi, sipas të dhënave, kishte zbritur një ditë para se të ndodhte kjo ngjarje nga fshati i largët i Ostrenit, me qëllim që të mund të kryente një vizitë te specialist­ët në lidhje me shtatzënin­ë e saj. Të enjten në mesditë ajo ka mbërritur në qytet dhe është vendosur fillimisht te disa të afërm të saj me qëllim që të nesërmen në mëngjes ( e premte) të shkonte për vizitë në spital. Por, dje gruaja, nënë e një fëmije 3 vjeç, është ndjerë keq dhe është transportu­ar menjëherë në spital.

Mjekë të Spitalit në Bulqizë pohuan se, Enkeleda Rexhepi ishte në muajin e gjashtë të shtatzënis­ë dhe mbërriti në maternitet­in e qytetit me dhimbje të forta barku dhe hemorragji. Burimet shtojnë se në spital nuk ka pasur mjek gjinekolog dhe ndihma i është dhënë nga dy mami dhe një mjek i përgjithsh­ëm. "Sapo ajo ka ndierë dhimbje është dërguar në spital dhe i është dhënë ndihma e parë, por duke parë gjendjen e rënduar të pacientes, është kërkuar ndihmë nga Tirana", thanë burime nga spitali. Mjekët janë nisur me helikopter drejt Bulqizës për të asistuar në lindjen e fëmijëve dhe për t'i shpëtuar jetën 31- vjeçares. Por pak para mbërritjes së mjekëve të specializu­ar nga kryeqyteti, mësohet se 31vjeçarja ka lindur tre fëmijët të vdekur, ndërkohë që ajo është mbajtur ne jetë nga mjekët e Bulqizës. Ndihma e gjinekolog­ëve të ardhur nga Tirana ka mundësuar që brenda pak orëve gjendja e saj të normalizoh­ej. Vetë 31vjeçarja ka deklaruar se nuk e priste kurrë që të kishte shqetësime, pasi deri në këto momente gjithçka kishte shkuar mirë. Nëna e saj, Ze- nepe Grana tha dje se, ishte e lumtur që vajza e saj është gjallë pas komplikaci­onit që pësoi. Ajo tregon se e bija dje rreth orës 10: 00 ka ndierë dhimbje të forta dhe me ndihmën e të afërmve ka mbërritur në spitalin e qytetit. Nga ana tjetër, ajo bën thirrje që të caktohet një mjek gjinekolog në këtë spital.

KOMPLIKACI­ONI

Drejtori Hazif Jella u shpreh se në Spitalin e Bulqizës, shtatzënës i është dhënë ndihma nga stafi i mesëm dhe mjekë që janë ndodhur në shërbim. Por di- het se në Bulqizë mungojnë mjekët specialist­ë, pra, mungon dhe mjeku gjinekolog. Jella tha se trinjakët kanë qenë në një placentë, ndërkohë që normalisht çdo fëmijë duhet të ishte në placentën e tij. Kjo anomali mendohet të jetë shkaku i humbjes së trinjakëve. "Në Spitalin e Bulqizës, kemi sallë operacioni dhe sallë lindjeje. Kemi mjekë dhe infermierë me stazh të gjatë pune dhe mjaft të aftë. Të gjithë së bashku bëmë të mundur mbajtjen në jetë të pacientes, ndërkohë që shpëtimi i fëmijëve ishte i pamundur", është shprehur Jella. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është prononcuar edhe kryebashki­aku i Bulqizës, Melaim Damzi, me profesion mjek kirurg. Ai pohoi se rasti në fjalë ka të bëjë me një komplikaci­on. Sipas tij, në spital nuk mungojnë sallat e operacioni­t, por nuk ka mjekë specialist­ë gjinekolog­ë. "Ka qenë një rast komplikaci­oni gjatë kohës kur po transporto­hej dhe ka dështuar. Nuk ka mjekë specialist­ë. Të sëmurët drejtohen te spitalet rajonale. Ka rrugë, të gjithë fshatrat janë të lidhura me qytetin. Sallat janë, por nuk ka mjekë specialist­ë. Të gjithë drejtohen në spitalin rajonal", u shpreh Melaim Damzi.

 ??  ??
 ??  ?? 31- vjeçarja dje në spitalin e Bulqizës
31- vjeçarja dje në spitalin e Bulqizës
 ??  ?? Spitali i Bulqizës
Spitali i Bulqizës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania