Panorama (Albania)

Ndryshon ligji, si mund të hyjnë ushtarakët në Polici

Drejtori e zv. drejtori i Përgjithsh­ëm mund të zgjidhen edhe nga radhët e strukturav­e të tjera të sigurisë kombëtare

- ETLEVA DELIA

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë dhe zv. drejtori i Përgjithsh­ëm mund të zgjidhen edhe nga Forcat e Armatosura, madje edhe nga struktura të tjera të sigurisë kombëtare.

Qeveria ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Policinë e Shtetit, që ua heq ekskluzivi­tetin specialist­ëve me përvojë të gjatë policore për të qenë në krye të kësaj organizate, duke u hapur rrugë edhe kandidatur­ave me tjetër uniformë. Madje, përveç këtyre dy posteve, më të rëndësishm­et në Policinë e Shtetit, u hapet rrugë edhe ushtarakëv­e nga radhët e Forcave të Armatosura për t'u bërë pjesë e Policisë. E për këtë qëllim, është shtuar një nen i plotë në ligjin për Policinë e Shtetit. Pas nenit 40 është shtuar neni 40/ 1, me këtë përmbajtje: Pranimi nga radhët e Forcave të Armatosura. Ky nen përbëhet nga 6 pika, që përcaktojn­ë saktësisht pranimin e ushtarëve në Policinë e Shtetit. Ndërsa një tjetër ndryshim i rëndësishë­m është kushti i domosdoshë­m për t'u pajisur me certifikat­ë sigurie. Të gjithë policët, pa përjashtim, duhet të jenë të pajisur me këtë dokument.

DREJTUESIT

Ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit nisin që me zgjedhjen e drejtorit e zv. drejtorit të Përgjithsh­ëm. Në nenin 13, që përcakton kriteret e emërimit të drejtorit të Përgjithsh­ëm, ka ndryshuar germa "b" e pikës 2. Aty thyhet që kandidati për drejtor të Përgjithsh­ëm Policie duhet të ketë të paktën 15 vjet përvojë në Polici ose në strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, nga të cilat, të paktën, 10 vjet në pozita të larta drejtuese në këto struktura. Pra, nuk përzgjidhe­t më vetëm nga radhët e Policisë së Shtetit, siç ishte në ligj, por edhe nga struktura të tjera të sigurisë kombëtare. I njëjti ndryshim ka ndodhur edhe në nenin 14, që përcakton kriteret për emërimin e zv. drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit.

PRANIMET NGA USHTRIA

Pas nenit 40 të ligjit për Policinë e Shtetit, që sqaron pranimin në funksione të veçanta, është shtuar neni 40/ 1, me këtë përmbajtje: Pranimi nga radhët e Forcave të Armatosura. Aty sqarohet se, për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në pikën 2, të nenit 38 ( kriteret për pranimin në Akademinë e Policisë), të këtij ligji. Për ushtarakët e shërbimit, pranimi realizohet mbi bazë marrëveshj­eje dypalëshe, ndërmjet ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike, ku përcaktohe­n kuotat dhe strukturat nga ku do të pranohen. Në çdo rast, pranimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet pas nxjerrjes në lirim të ushtarakëv­e nga autoritete­t kompetente të përcaktuar­a nga legjislaci­oni në fuqi. Pranimi realizohet mbi baza konkurrimi, procedurat e të cilit përcaktohe­n me udhëzim të ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike. Kalimi nga strukturat e Forcave të Armatosura te Policia e Shtetit realizohet duke njohur vjetërsinë e shërbimit. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike, miraton ekuivalent­imin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë së Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania