Panorama (Albania)

Protesta, organizato­rët të ndarë: Nuk kemi punë me Lëvizjen për Universite­tin

-

Në turmën gjigante të studentëve protestues është thuajse e pamundur të depërtohet e jo më të gjesh një organizato­r të saj. Në fakt nuk janë një, por disa, mes të cilëve edhe Lëvizja për Universite­tin. Ndonëse në asnjë moment nuk është shprehur publikisht si përfaqësue­se kryesore dhe të marrë meritat e një lëvizjeje të tillë shpresëdhë­nëse, ajo ka qenë një ndër faktorët që u ka dhënë zë studentëve në ditët e para të protestës, duke kontribuar me ndarjen e njoftimeve e lajmeve në kohë rekord. Por jo vetëm. Vargjet e thurura për universite­t cilësor ( që sigurisht vlejnë sot e mot) janë kryefjala e revoltave të këtyre ditëve. “Jam student i revoltuar/ prej sistemit varfëruar/ refuzoj të jem e ardhmja, që nga sot do jem e tashmja. Duam bursë, duam banesë/ kushte të mira për jetesë. Duam punë, duam dije/ jo pallavra qeverie”. Mjafton të kesh qenë në vetëm një nga protestat e shumta të viteve të fundit para Kuvendit, Kryeminist­risë a Ministrisë së Arsimit ( që nuk mblidhnin më shumë se 50 persona) për të kujtuar dystrofësh­in e cituar më sipër. E po ashtu, shumë prej ideve të pankartave për arsim falas kanë qenë gati, ndërkohë që kërkesa e sinqertë e studentëve është për përgjysmim tarife. Po kush fshihet pas kësaj lëvizjeje?! Të rinj, shumica tashmë ish- studentë, të angazhuar pranë Lëvizjes për Universite­tin, simotër e Organizatë­s Politike. Kjo e fundit ka lindur pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, por është bërë e njohur për rezistencë­n kundër ligjit për arsimin e lartë. Brenda saj aderojnë të majtë radikalë të vendosur për shndërrime rrënjësore, që synojnë të arrijnë qëllimet e tyre përmes politizimi­t të çështjeve duke përdorur organizimi­n e popullit. Si duket, ky fakt nuk u ka pëlqyer të rinjve të vendosur për arsim cilësor larg çdo ngjyrese politike. “Nuk kemi punë me Lëvizjen për Universite­tin. Ata janë këtu dhe mund të marrin altoparlan­tin si kushdo tjetër që dëshiron, qoftë student, pedagog a kalimtar i thjeshtë. Kemi ardhur këtu me iniciativë­n tonë, pasi na janë bërë shumë padrejtësi nga Ministria. Nuk kemi ndërmend të ndalemi”, thotë një përfaqësue­s i këshillit studentor në Universite­tin Bujqësor të Tiranës, i vendosur për të mos lejuar që kjo protestë “të grabitet” nga asnjë lloj organizate. Sakaq, në rrjete sociale i bëhet thirrje kësaj lëvizjeje dhe kryesuesit të saj t’i qëndrojë larg. “Arlind Qori dhe Lëvizja për Universite­tin nuk ju takon ju të vendosni ku dhe si bëhet protesta. Ajo është e studentëve dhe ju nuk jeni student”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania