Panorama (Albania)

“Studentët shprehin revoltën e 30 viteve”

-

Në mbështetje të studentëve është bashkuar edhe ish- zëvendësmi­nistri i Arsimit, Taulant Muka. Ai ka lënë Universite­tin e Bernit, ku kishte vetëm pak ditë që kishte arritur për të qenë pranë të rinjve, të cilët kanë një pjesë të kërkesave që edhe Muka i ka konstatuar në qëndrimin e tij të shkurtër në dikasterin e arsimit. Për të, kjo revoltë disaditore është akumulim i një zemërate disavjeçar­e. “Për herë të parë në historinë e Shqipërisë në 30 vite, këshillat studentorë janë bërë bashkë. Po kërkojnë atë që studenti nuk e ka kërkuar në 30 vite, një universite­t me cilësi, që i krijon një mjedis që i ushqen potenciale­t që ata kanë. Është detyra e shtetit që t’u krijojë kushtet që të zhvillohen”. Muka i qëndron mendimit të tij për rishikim të titujve akademikë të pedagogëve, që sipas tij nuk japin dot dije, pasi kanë jo vetëm tituj falsë, por dhe diploma të blera.

 ??  ?? Taulant Muka
Taulant Muka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania