STUDENTËT REFUZOJNË TAKIMIN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Studentët kanë refuzuar një takim me Kryeministrin Rama pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre, të paraqitura me shkrim në Ministrinë e Arsimit. “Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, janë shprehur studentët. ende për të bërë në dobi të universitetit”, deklaroi kreu i qeverisë.

TAKIMI Në rubrikën e tij “Përgjigjja ime” në “Facebook”, Rama e cilësoi një të drejtë legjitime protestën e studentëve, por duke kujtuar se pushteti që buron nga detyra që ai mban është i njerëzve, Kryeministri ftoi studentët të parashtrojnë kërkesat e tyre. “Shkurt fjala, se sa rrinë në rrugë dhe se çfarë kërkojnë në rrugë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e pacenueshme. Ama, detyra ime është t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimit të tyre, në çdo rast që ata do të donin të bisedonin, kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrëm, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur, në shërbim të vendit, shoqërisë dhe së ardhmes që fëmijët e sotëm meritojnë”, tha në fjalën e tij Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.