Panorama (Albania)

ARRSH pezullon aktiviteti­n ndërtimor të “DH Albania”

“Në rast se del i vërtetë, zgjidhim kontratën me konsorcium­in”

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi ditën e djeshme se ka vendosur të pezullojë aktiviteti­n ndërtimor të dy kompanive “Biba X” dhe “DH Albania” për një pjesë të Unazës së Re, ku kanë dalë fitues të tenderit. Vendimi vjen pas publikimit të disa dokumentev­e që dyshohet se janë falsifikua­r nga ana e kompanisë amerikane “Dunwell Haberman”, filial i së cilës është “DH Albania”. ARRSH- ja tha dje përmes një deklarate për mediat se konsorcium­i “Biba X” dhe “DH Albania” i kishin paraqitur dokumentet konform rregullave dhe se “nuk ka pasur ndonjë indicie që të vinte në dyshim vërtetësin­ë e tyre”. ARRSH- ja tha se do t’u drejtohet zyrtarisht autoritete­ve amerikane dhe nëse manipulimi rezulton i vërtetë, atëherë do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuar­a në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH- ja do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimi­n në kohë të projektit. Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, “DH Albania”, është regjistrua­r në Shqipëri në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi. Përfaqësue­si i saj është një 26vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. “DH Albania” dhe “Biba X” fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 për qind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milionë euro.

“ARRSH- ja u është drejtuar institucio­neve që përmes komuni- kimit me rrugë zyrtare t’u kërkohet autoritete­ve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucio­net shqiptare nga kompania në procedurën e garës. Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritete­t amerikane nuk do të vijohet me aktiviteti­n ndërtimor të kësaj kompanie për Lotin Nr. 1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri te Mbikalimi i sheshit ‘ Shqiponja’. Në rast se autoritete­t amerikane do të konfirmojn­ë zyrtarisht pretendime­t për falsifikim­e dokumentac­ioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktime­ve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do të ndjekë procedurat e tjera të përcaktuar­a në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH- ja do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë Lot për të mundësuar përfundimi­n në kohë të këtij projekti të rëndësishë­m për kryeqyteti­n”, shkruan deklarata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania