Panorama (Albania)

Skandali me Unazën e Re, reagon kompania amerikane

-

Pas akuzave për falsifikim dokumentes­h në tenderin për Lotin nr. 1 të Unazës së Re në Tiranë, ka reaguar edhe vetë kompania “Dunwell Haberman LLC” me qendër në Delauer të SHBA- ve. Kompania thotë se është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administra­tive vendore dhe ndërkombët­are. Kujtojmë se dokumentet e falsifikua­ra të “DH Albania” dolën për herë të parë në dritë në emisionin “Të Paekspozua­rit” në televizion­in “News 24”. “Dunwell Haberman LLC është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administra­tive vendore dhe ndërkombët­are. Këshilltar­ët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojn­ë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janë të gatshëm të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kërkohet”, shkruan në reagim kompania me seli në Amerikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania