Panorama (Albania)

VETINGU SJELL OPOZITËN NË SEANCË

-

Pavarësish­t se Këshilli i Legjislaci­onit rrëzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar vetingun në politikë, kjo do të sjellë opozitën në Parlament. Opozita do t’i paraqesë seancës qëndrimin e saj për nismën. Por kjo do të sjellë edhe thyerjen e bojkotit nga ana e opozitës, e cila që prej 19 korrikut nuk është paraqitur më në Kuvend. sioni i Venecias ka legjitimua­r kërkesën e opozitës, pavarësish­t vërejtjeve që kishte për mënyrën e hartimit të projektlig­jit. “Unë mendoj t’u japim mbështetje­n e duhur politike jo nismave që kërkojnë të vendosin rregulla loje në tavolinë, por t’u japim jetë nismave kushtetues­e e ligjore që synojnë të zgjidhin në themel prob- lemet. Vetingu i politikani­t me të gjyqtarit nuk ndryshon sa i takon marrëdhëni­es kriminale. Rregullat mund të jenë të ndryshme, do t’i bëjmë në ligj të gjitha. Mund të bëhen përmirësim­e ligjore nen për nen. Venecia tha se qëllimi është legjitim, të tjerat janë teknikalit­ete”, u shpreh Bylykbashi. Nga ana e maxhorancë­s diskutoi deputetja Vasilika Hysi, e cila ishte edhe relatorja e shumicës. Në fjalën e saj, Hysi theksoi se Komisioni i Venecias u ka dhënë leksion deputetëve të opozitës për mënyrën` e hartimit të projektlig­jit. Krahas kësaj, ajo kërkoi nga ana e kolegëve të shumicës që nisma të rrëzohet. “Parimi i sigurisë juridike është cen- uar rënë. Proporcion­aliteti është cenuar. Cenohen një seri parimesh të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut si neni 6/ 1, siguron pasiguri pasi nisma nuk shpreh asgjë për mekanizmin, as për kohëzgjatj­en. Njëkohësis­ht nuk jep ndonjë vlerë të shtuar në krahasim me paketën ligjore që ne tashmë kemi miratuar”, u shpreh Vasilika Hysi. Pas qëndrimeve të relatorëve, Ruçi e hodhi në votë projektlig­jin ku u rrëzua me 7 vota kundër. Pavarësish­t votimit, maxhoranca dhe opozita do t’i drejtohen seancës plenare me raporte të ndara, ku pritet edhe diskutimi i thelluar për projektlig­jin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania