Panorama (Albania)

Reagon SHBA, presim zgjedhjen e KLGJ dhe KLP

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që javës tjetër të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pak orë pas hedhjes së shorit ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” kërkoi nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ngritjen edhe të dy institucio­neve të tjera të drejtësisë. “Këtë vit, Ambasada e SHBA- ve iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Me formimin e këtyre dy institucio­neve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që u shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhj­en e anëtarëve, të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në “Facebook”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë partneri që ka investuar shumë në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ajo dha asistencë politike përmes ish- ambasadori­t Donald Lu, si edhe mbështetje financiare dhe ekspertizë përmes misionit OPDAT.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania