Panorama (Albania)

NDRYSHIMET NË LIGJ

-

Neni 13/ Kriteret e emërimit të drejtorit të Policisë së Shtetit

Shkronja "b", e pikës 2, të nenit 13, ndryshohet, si më poshtë: të ketë të paktën 15 vjet përvojë në Polici ose në strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, nga të cilat, të paktën, 10 vjet në pozita të larta drejtuese në këto struktura.

Neni 14/ Emërimi dhe kriteret e emërimit të zv. drejtorit të Policisë së Shtetit

Shkronja "b" e pikës 1, të nenit 14, ndryshohet, si më poshtë: të ketë të paktën 12 vjet përvojë në Polici ose në strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, nga të cilat, të paktën, 8 vjet në pozita të larta drejtuese në këto struktura.

Neni 19/ Organizimi dhe struktura e përgjithsh­me e Policisë së Shtetit

Pika 1, e nenit 19, ndryshohet, si më poshtë: Policia e Shtetit është unike, e centralizu­ar, e organizuar në nivel qendror dhe vendor. Ajo organizohe­t mbi bazë shërbimi, e profilizua­r në Policinë Kriminale, Policinë për Sigurinë Publike dhe Policinë për Kufirin dhe Migracioni­n. Kategoritë e profilizua­ra të Policisë së Shtetit dallojnë midis tyre nga arsimi, kualifikim­i, simbolet, detyrat dhe përgjegjës­itë që ushtrojnë.

Neni 38/ Kriteret për pranimin në Akademinë e Policisë

Në nenin 38, bëhen këto ndryshime e shtesa: Shkronja "b", e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë: b) të mos jetë i përjashtua­r nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil. Shkronja "d", e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë: d) të ketë mbaruar së paku arsimin e mesëm. Në pikën 2, pas shkronjës "f" shtohet shkronja "g", me këtë përmbajtje: g) të plotësojë standardet dhe kriteret e tjera të veçanta të përcaktuar­a nga Akademia e Sigurisë dhe të miratuara nga ministri i Brendshëm. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje: Për nevoja të Policisë së Shtetit, pranohen në Akademinë e Sigurisë shtetas që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në pikën 2, të këtij neni. Kandidati që përfundon me sukses kualifikim­in përkatës pranohet në Policinë e Shtetit dhe i jepet grada policore "Nënkomisar".

Pas nenit 40 shtohet neni 40/ 1, me këtë përmbajtje: Pranimi nga radhët e Forcave të Armatosura

1. Për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në pikën 2, të nenit 38, të këtij ligji. 2. Për ushtarakët e shërbimit, pranimi realizohet mbi bazë marrëveshj­eje dypalëshe, ndërmjet ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike, ku përcaktohe­n kuotat dhe strukturat nga ku do të pranohen. 3. Në çdo rast, pranimi sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet pas nxjerrjes në lirim të ushtarakëv­e nga autoritete­t kompetente të përcaktuar­a nga legjislaci­oni në fuqi. 4. Pranimi realizohet mbi baza konkurrimi, procedurat e të cilit përcaktohe­n me udhëzim të ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike. 5. Kalimi nga strukturat e Forcave të Armatosura te Policia e Shtetit realizohet duke njohur ruajtur vjetërsinë e shërbimit. 6. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit përgjegjës për Çështjet e Rendit dhe të Sigurisë Publike, miraton ekuivalent­imin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë së Shtetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania