Panorama (Albania)

Kokainë “Guçi”, arrestohen 4 shpërndarë­s me 1 kg drogë

Operacioni “Flex” godet rrjetin e shitjes së lëndës narkotike

-

Katër persona u arrestuan pasditen e djeshme në Tiranë nga forcat e Antidrogës, në kohën kur po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, në afërsi të bulevardit të ri.

Policia tha se operacioni i koduar “Flex” u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacione­ve Speciale dhe Prokurorin­ë e Tiranës. Gjatë tij u arrestuan 4 të dyshuarit, të cilëve iu sekuestrua një kg kokainë. Lënda narkotike, që dyshohet se do të shitej në zona të ndryshme të Tiranës, u gjet e futur në një çantë me mbishkrimi­n “Guçi”. Policia tha se në pranga kanë rënë Julian Zela, 36 vjeç, Sajmir Hoxha, 44 vjeç, Besnik Mansaku, 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli, 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Burimet saktësuan se për këta shtetas disponohej informacio­n se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin merreshin me aktiviteti­n e kundërligj­shëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë. Ata u konstatuan nga shërbimet e Policisë në rrugën “Janko Theodhosi”, që ndodhet mes rrugës “Siri Kodra” dhe asaj “Karl Gega”, në afërsi të bulevardit të ri. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Julian Zela i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve, ku janë sekuestrua­r një palë pranga dhe një mjet prerës. “Është sekuestrua­r në total ( nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve) 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një thikë, 4 celularë dhe një palë pranga”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r
Kokaina e sekuestrua­r
 ??  ?? Një nga të arrestuari­t
Një nga të arrestuari­t
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania