Panorama (Albania)

I vuri flakën vetes me benzinë, gjendet i vdekur 67- vjeçari

-

TIRANE – Një 67- vjeçar nga Shkoza është gjetur i vdekur dhe thuajse i karbonizua­r pranë varrezave të Sharrës në Tiranë. Trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e zonës pasditen e djeshme dhe menjëherë është lajmëruar Policia. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it Nr. 6, që kanë kryer veprimet e para në vendin ku u gjet i pajetë shtetasi, që më vonë u identifiku­a nga Policia. Burimet thanë se viktima është 67- vjeçari me inicialet J. K., banues në Shkozë. Sipas të dhënave paraprake, nga veprimet e grupit hetimor, të ekspertëve kriminalis­të dhe atyre mjeko- ligjorë, dyshohet se viktima i ka vënë flakën vetes me benzinë. Ndërsa rrethanat e ngjarjes apo motivet ende nuk janë përcaktuar nga Policia. Fillimisht ai është transportu­ar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, i paidentifi­kuar, ndërsa emri i tij është mësuar më vonë. Kanë qenë familjarët ata që janë paraqitur në morg, kur kanë mësuar ngjarjen nga televizion­et, ata që kanë bërë të mundur identifiki­min e tij. Burimet thanë se kanë nisur hetimet për përcaktimi­n e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania