Panorama (Albania)

Ministria e Shëndetësi­së: Ishte i pamundur shpëtimi i trinjakëve

-

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësi­së thotë se ka qenë e pamundur shpëtimi i trinjakëve, pasi komplikaci­oni ka ndodhur në javën e 24- t. Ndërkohë, ekipi i nisur me urgjencë në Bulqizë me helikopter, përveç ndihmës së dhënë për 31- vjeçaren, ka asistuar dhe në dy lindje të tjera. Ndërhyrja për t'i dhënë ndihmë të specializu­ar shtatzënës është bërë nga ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore, të cilët pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar me helikopter në Bulqizë brenda një harku të shkurtër kohor. "Nëna me inicialet E. R., 31 vjeç, është paraqitur në Spitalin e Bulqizës në orën 12: 00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trinjakëve me moshë barre të parakohshm­e 24- javëshe. 31- vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithsh­ëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitet­it të Bulqizës. Për shkak të komplikaci­oneve, menjëherë është njoftuar ekipi i Urgjencës Kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializu­ar nga maternitet­i ' Mbretëresh­a Geraldinë' me helikopter­in e Urgjencës Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopter­i me ekipin e specializu­ar nga Tirana ka mbërritur në Spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializu­ar të maternitet­it të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën. Për shkak të moshës së vogël të barrës ( 24 javë është e papajtuesh­me me jetën), trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve", thuhet në reagimin e MSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania