Panorama (Albania)

Në kërkim për kanosje, kapet me armë 37- vjeçari

-

FIER - Një person i shpallur në kërkim për kanosje është vënë në pranga nga Policia. Gjatë momentit të kapjes, Policia i gjen edhe një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në brez. Bruno Latifi, 37 vjeç, banues në Lushnjë, u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme. I riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". 37vjeçari akuzohet se më 19 tetor, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S. Ç., në lagjen "Gafurr Muço" Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. Xh., 38 vjeç. Gjatë kontrollit të trupit që iu bë Latifit, iu gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë. Mësohet se autori dhe i kanosuri kishin pasur një sherr çasti gjatë kohës që pinin në lokal. Debati verbal ka çuar një kanosje me armë, por ndërhyrja e klientëve të tjerë të lokalit e qetësoi situatën, ndërsa autori u shpall në kërkim për "kanosje" nga Policia. Arrestimi i tij erdhi gjatë një aksioni për kontrolle nga Policia Vendore Lushnjë për kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë zjarri, që tentojnë të shpërndajn­ë lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim. " Shtetasi B. L ishte shpallur në kërkim për veprën penale ' Kanosje' dhe ' Armëmbajtj­e pa leje', pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S. Ç, në lagjen ' Gafurr Muço' Lushnjë, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. Xh, 38 vjeç. Gjatë kontrollit të trupit që iu bë, shtetasit B. L iu gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë", bëhet e ditur nga Policia. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokuroris­ë së Lushnjës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

 ??  ?? Arma e sekuestrua­r
Arma e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania