Panorama (Albania)

Minat shiteshin për 500 euro

-

Policia e Durrësit kishte siguruar në rrugë operative informacio­n për aktiviteti­n kriminal të dy kuksianëve. Sipas hetuesve, Artan Bruka dhe Halil Gjana, përkatësis­ht 38 dhe 26 vjeç, i prodhonin vetë minat me telekomand­ë dhe më pas ua shisnin personave të interesuar në shuma që varionin nga 300 deri në 500 euro copa. Mësohet se aktiviteti i tyre kriminal ishte shtrirë në trekëndësh­in Kruje- Tiranë- Durrës, ku edhe janë përqendrua­r grupe të strukturua­ra kriminale. Por dy të arrestuari­t kishin edhe klientë, të cilët kryenin vrasje apo shpërthime me pagesë. Vetë dy të arrestuari­t nuk kanë pranuar të bashkëpuno­jnë me Policinë dhe kanë kërkuar të merren në pyetje në praninë e avokatit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania