Panorama (Albania)

Ja pse çmimi i parë te “Kënga Magjike” ndahet mes Florit dhe Fifit

-

Festivali i 20 “Kënga Magjike” mban sot natën finale, ku showman- i Ardit Gjebrea dhe partneret e tij, Klaudia Pepa dhe Bora Zemani, në fund të mbrëmjes do të shpallin fituesin e edicionit sipas votave që këngëtarët pjesmarrës i kanë dhënë njëritjetr­it. Para prezantimi­t të finalistëv­e sot në mbrëmje, mes artistëve kanë filluar të përfliten pretendent­ët për të fituar kupën, pasi kanë kënduar “live” në netët gjysmëfina­le në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarë të njohur, por edhe të rinj, janë ngjitur në skenën e “E diela Shqiptare” që në fillim të këtij sezoni televiziv dhe kanë prezantuar këngët që do të garojnë për çmimin e madh. Ndërkohë që publiku e ka dhënë vlerësimin e tij duke klikuar në “Youtube” këngët më të pëlqyera deri tani, ndërkohë që pritet se kush do të jetë këngëtari që do të ngrejë sot kupën e këtij përvjetori të 20 të festivalit “Kënga Magjike”. Edhe pse disa favorizohe­n nga fakti që janë publikuar më herët se të tjerat, në fakt, duket se fituesit gjenden mes dy këngëve të prezantuar­a në fund të garës, pikërisht: Flori Mumajesit me këngën “Plas” dhe Fifit & Mc Kreshës me këngën “Psikopatja jote”.

Lind pyetja, pse këtë festival mund ta fitojë Flori Mumajesi, i cili në këtë garë interpreto­n plot ndjenjë krijimin e tij, sipas fabulës që flet për dashurinë që po i plas zemrën. Si një kantautor profesioni­st dhe që i ka dhënë shumë hit- e kësaj gare, Flori na befasoi kësaj here dhe me interpreti­min e tij “live”, ku duket se e interpreto­i mjaft mirë dhe korrekt nga fillimi deri në fund këngën. I veshur thjesht dhe me një qëndrim statik para stativit të mikrofonit, ai dukej i çliruar nga eksibizion­izmi skenik për t’iu përshtatur sa më mirë një balade shpirti, siç ai u shpreh para dhe pas debutimit. “Plas” quhet kënga me të cilën Flori Mumajesi është prezantuar këtë vit në festivalin “Kënga Magjike” dhe që u përfol si një dedikim për Elvana Gjatën. Këngëtari e ripostoi këngën e tij dhe për të shkruar disa fjalë në lidhje me dashurinë dhe dedikimin e shumëpërfo­lur, pasi e kishte mohuar deri diku diçka të tillë në prani të Ardit Gjebresë, duke thënë se kishte dashuruar vetëm një herë në jetë, por kjo dashuri s’kishte të bënte me vajzat e showbizit. “Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës”, shkruante artisti në “Instagram”. E përveç punës me zërin, ai duket se ka punuar dhe me linjat, pasi është shprehur se është në dietë për të pasur linjat në formë. E përveç përkushtim­it të tij prej muajsh për të qenë në formë perfekte për këtë garë, Flo- ri Mumajesi mund të fitojë këtë garë edhe për faktin se ka votat e kolegëve, shumë prej këngëve të të cilëve ai është autor. Nga ana tjetër, Fifi dhe Mc Kresha me “Psikopatja jote”, që arritën të merrnin 1 milion klikime në “Youtube” vetëm në ditët e para pas publikimit të këngës, u komentuan që në fillim si pretendent­ët për fitore. Por gjatë performanc­ës “live” Fifi nuk i përmbushi pritshmëri­të e fansave, duke qenë se pati momente stonimi që nuk dihet nëse erdhi për shkak të emocioneve apo problemeve me zërin. Kujtojmë që edhe Fifi ka shumë aleatë në këtë garë, pasi është autore e disa prej këngëve të pëlqyera të kësaj gare. Ndërkohë, sa i takon pëlqimit nga publiku, duket se ato më të preferuara­t, referuar klikueshmë­risë në “Youtube” janë disa këngë dhe emra të njohur.

Në krye të listës qëndronte Stresi me “Të du mom” me 2.6 milionë klikime, i cili nuk arriti dot të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, pasi ndodhet në burg, pas arrestimit disa javë më parë. Kjo këngë pasohet nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi me “Qaj”, me 1.98 milionë klikime. Klikimet rendisin Kanitën me “S’jemi ne” me 1.8 milion, Ronela Hajati me “Vuj” me 1.3 milion klikime dhe Fifi ft Mc Kresha” me “Psikopatja jote”, me 1 milion klikime. Në skenën e finales do të ngjitet dhe këngëtari i “New Artist”, që ka zgjedhur juria e përbërë nga: Armend Rexhepagiq­i, Arben Skënderi, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta. Si çdo vit tjetër, fituesin e përcaktojn­ë vetë artistët me votat e tyre, të cilat bëhen krejtësish­t të ditura sot në natën finale të festivalit.

“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës”, shkruante artisti në “Instagram”. E përveç punës me zërin, ai duket se ka punuar dhe me linjat, pasi është shprehur se është në dietë për të pasur linjat në formë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania