Panorama (Albania)

Jonida Vokshi fejohet zyrtarisht me Dj Sardin, tregon unazën në daljen e fundit publike

-

Jonida Vokshi dhe Sardi Shehu, i njohur si Dj Sardi, duket se kanë zyrtarizua­r me fejesë lidhjen e tyre brenda një kohe shumë të shkurtër. Aktorja dhe prezantues­ja Jonida Shehu është fotografua­r në premierën e filmit “Lorik” e pashoqërua­r, por të pranishmëv­e nuk u shpëtoi një detaj i rëndësishë­m, pikërisht unaza e fejesës në dorën e Jonidës. Mesa duket, zyrtarizmi i lidhjes e shpjegon edhe faktin që ata tashmë dalin hapur si çift, pasi shihen gjithmonë e më shumë bashkë nëpër Tiranë. Kjo lidhje e re në showbiz- in shqiptar vjen vetëm dy muaj pasi Dj i njohur Sardi Shehu i dha fund lidhjes 3vjeçare me balerinën Jora Hodo. Miqtë e tyre flasin për një histori shumë romantike dhe të bukur mes tyre, të cilën ata nuk e fshehin aspak. Përveç përkëdhelj­eve në publik, ata shkëmbejnë dhe mesazhe të bukura në fotot e njëritjetr­it në “Instagram”, që tregon se ata ndihen kokë e këmbë të dashu- ruar. Nuk dihet ku janë njohur ekzaktësis­ht, por thuhet se Jonida është fanse e muzikës që Sardi luan në jetën e natës dhe në një nga clubet ku ai luan fundjavave janë takuar privatisht. Ata nisën të shoqërohen vetëm pak ditë pasi Sardi u komentua për ndarjen nga balerina e “Klan”- it, Jora Hodo, të cilën e njohu gjatë spektaklit “Dance with me”. Jonida Vokshi dhe Dj Sardi bëhen çift, pasi kanë hedhur pas krahëve histori të tjera VIP me partnerë të njohur, që tashmë janë thjesht ish për ta. Megjithëse ai asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht lidhjen e dashurisë, të gjithë miqtë e rrethit të ngushtë e dinin se balerina e njohur e “Tv Klan”, Jora Hodo dhe Dj Sardi ishin tre vjet në një romancë. Dashuria që kishte lindur në “Dance with me” vijoi edhe jashtë skenës së baletit, madje në pak raste, Sardi dha edhe sinjale nga llogaritë e tij sociale, me ndonjë foto e me mesazhe të koduara për balerinën. Një vit më parë, i ftuar te “Rudina”, pyetjen për raportin e dashurisë Sardi e anashkaloi, madje, duke përgjithës­uar dashurinë, ai tha se është gjithmonë i dashuruar: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashuruar…“, tha ai dhe shtoi se të dashurosh është një ndjenjë pozitive, edhe pse e përgjithës­on ndjenjën duke thënë “duhet të dashurosh çdo gjë”. Ndërsa konkretish­t, për një foto të postuar të Jorës, refuzoi të pranonte se ishte në një lidhje me të: “Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…” Por, pavarësish­t këtij refuzimi për ta pranuar në publik, të gjithë e dinin se Sardi ishte në një lidhje me Jorën, deri sa i dhanë fund lidhjes së dashurisë. U tha se një prej arsyeve të kësaj ndarjeje mund të jetë edhe një kontratë profesiona­le e Jorës në Amerikën Latine. Para lidhjes me Jorën, Sardi ka pasur një histori disavjeçar­e me një modele, e cila nuk shihet tashmë të angazhohet në botën e modës. Nga ana tjetër, edhe Jonida Vokshi ka pasur historitë e saj me djem VIP. Lidhja e saj më e përfolur ka qenë me regjisorin Iv Tase, me të cilin madje edhe u fejua. Pas ndarjes së bujshme, ajo u përfol për një lidhje dashurie me reperin e njohur nga Kosova, Capital T. Ndërkohë që me nipin e Ardit Gjebresë, Tasen, ajo kishte një lidhje publike, me Capital T u përpoq ta mbante të fshehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania