Panorama (Albania)

Robert Aliaj, pjesë e protestës: Më skualifiku­an nga nata finale e “Kënga Magjike” si hakmarrje politike

-

Artisti kontravers Robert Aliaj ishte dje personazhi më i komentuar në media për faktin se u fotografua me vajzën e tij Gala në mes të protestës të studentëve në rrugët kryesore të Tiranës, duke dhënë kështu shembullin personal pse duhet mbështetur kjo lëvizje të rinjsh. Ai dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. “Mos u ndalni, bëni diçka sot, që fëmijët tuaj të kenë diçka nesër! Unë ju përshëndes!”, tha Aliaj, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij, e cila po ashtu foli para studentëve. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush!”, u shpreh e bija në anglisht. Ndërkohë, vajza dhe bashkëshor­tja e tij Mimoza Dino kishin udhëtuar dje drejt Tiranës për të qenë të pranishëm sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në finalen e festivalit “Kënga Magjike”, ku Roberti merrte pjesë me këngën “Ah, ku më hodhi Zoti”. Ai u duartrokit mjaft nga publiku me debutimin e tij, ndërsa qëndronte i ulur në skenën ku në formë pankartash shfaqeshin vargjet e këngës me tekst të Petrit Rukës, bazuar mbi poezinë “Anës lumenjve” të Fan S. Nolit dhe muzikë e orkestrim të Adrian Hilës. Por ndërkohë që të gjithë prisnin ta shihnin në finale Robertin, për “Panorama Plus” ai dha lajmin se nuk do të jetë pjesë e finales, një skualifiki­m ky i bazuar në votat e kolegëve këngëtarë në garë. Se si u ndie kur mori vesh lajmin se nuk do të jetë në finale, Roberti tregoi për “Panorama Plus: “Kënga është krejtësish­t protestë, është këngë barrikadas­h, proteston realitetin kaotik të politikës. Mosvotimi i këngës sime me titull “Ah, ku më hodhi Zoti” është dëshmi e qartë se si politika ka indoktrinu­ar edhe artistët. Ata nuk donin të më shihnin në finale, pasi nuk donin të shihnin të triumfonte mesazhi i fortë që jap me këtë këngë. E si përfundim, duket qartë se si triumfoi armata e tallavasë shqiptare në muzikë, si triumfoi sistemi i kanibalizm­it politik që është shtrirë kudo”, tha Roberti ndër të tjera. Në fakt, kënga e tij mori vëmendje të madhe mediatike, pasi “Ah, ku më hodhi Zoti” u komentua si një dedikim për situatën politike, ekonomike e sociale në vendin tonë. Robert Aliaj prej disa vitesh i kishte munguar skenës muzikore në vend dhe ky ishte një rikthim, përveç pjesëmarrj­es në spektakle televizive, si në jurinë e garës VIP “Dance with me”. Pasi u prit me ovacione në sallën e “Kënga Magjike”, dhe mori shumë komente pozitive në rrjetet sociale, vetë artisti vendosi të bënte një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku të shpjegonte edhe ndjesitë e tij për këtë krijim, duke specifikua­r faktin se kënga e tij është këngë barrikadas­h dhe jo këngë kompromise­sh. Në statusin e tij publik, ai shkruante konkretish­t: “Këngë barrikadas­h- jo kompromise­sh. Kjo është kënga që e këndon kushdo në heshtjen e tij të terrorizua­r nga realiteti. Nëse do të ndryshosh këtë realitet të padëshirue­shëm, ndërto një model të ri që e bën modelin ekzistues të vjetëruar. Nuk vlen të krijosh një vepër arti të pëlqyeshme estetikish­t… Unë dua t’u jap një shkelm bythëve, ti vë zjarrin indiferenc­ës së njerëzve, për t’i bërë ata të tremben nga vetëkënaqë­sia e tyre në boshllëk”, deklaronte ai. Kënga e tij, që vinte si një voka- cion muzikor, jo pa qëllim kishte tekst të gjatë, ndërtuar mbi vargjet e Fan Nolit “Anës lumenjve”, që Aliaj i ka përshtatur me momente të realitetit shqiptar, duke sjellë kështu një këngë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë në festivale. Kjo ishte mënyra e re e “rebelimit” artistik të Robert Aliajt, pas pikturës, kinemasë, fotografis­ë, publicisti­kës, apo fjalimeve në spektaklin “Dance with me’, ku javë pas jave ngre zërin për problemati­ka të ndryshme që lidhen me realitetin shqiptar. Si një artist i angazhuar, ai jeton mes Brukselit dhe Tiranës dhe kënga e tij vjen si një rrëfim autobiogra­fik. Në këtë garë festivali, ai rikthehet pas vitit 1992, që kur mori pjesë në Festivalin e 31- të në RTSH me këngët "Valsi i panjohur" dhe "Ca fjalë qiellit". ROBERT ALIAJ RRËFEN JETËN E TIJ NË KËNGË: NË SHQIPËRI SHPRESOJ

VETËM TË VDES! Robert Aliaj jeton dhe punon mes Brukselit dhe Tiranës. Në fund të viteve ’ 90, pas një karriere të gjatë si këngëtar, Aliaj u ndal me muzikën për t'u rikthyer në pasionin e tij të parë si piktor artistik. Subjektet e pikturave të tij janë frymëzuar zakonisht nga politika në Shqipëri, ndaj së cilës ai gjithmonë ka ngritur zërin përveç qëndrimeve kritike të skenës artistike. Në vargjet e këngës “Ah, ku më hodhi Zoti” ai e komenton Shqipërinë si vendin ku shpreson vetëm të vdesë, nëse i referohemi vargut “Në Dragot të shkoj, të vdes”. Më poshtë vargjet e këngës me të cilën ai konkurroi në “Kënga Magjike”, dëshmojnë se si ai rrëfen jetën e tij në këtë këngë. Ah, ku më hodhi Zoti syri im veshur nga loti Syrgjynosu­r e katosur Emigrant dhe i vrerosur. Po vajtonj pa fund, pa shpresë, Mes Brukselit, mes BE- s, Ku e lam' e ku na mbeti, Këtu vdes për bukë mileti, Anës detit, i palarë, Të vjen uji me orar Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie, Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë, Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi, Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur. Ah, ku më hodhi Zoti! Kënga ime një pikë loti. Se ç'e shembnë mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët, Se ç'e shtypi korrupsion­i, Qeveritë që s’bien nga froni, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Me reforma, me hashash Me drejtësinë deledash, Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit... Ah, ku më hodhi Zoti! Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur, As i gjall’, as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri, Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra, Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit Lana, fryrë si Buna, Ku janë rrogat gjer në qiell Ku nga kullat s'ka më diell, Ku vjen ajri erë parfumi, Sa e thith të zë top gjumi Ëndëronj pa fund, pa shpresë, Në Tiranë të shkoj, të vdes, Në Tiranë a në Prishtinë Shtrirë rehat në Shesh Tufinë, Ku të varrosin si mbreti, Ngjeshur si sardele deti...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania