Panorama (Albania)

Kastro Zizo jashtë finales, kolegët s’e votuan për “Sonata e gjumit”

-

Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo nuk ka arritur të marrë votat e kolegëve për të prekur finalen e “Kënga Magjike”, spektakli që do të mbahet sot në mbrëmje në skenën e Pallatit të Koncerteve. Burime pranë festivalit kanë përmendur emrin e Kastro Zizos mes të tjerëve BIG, që s’arritën të merrnin pikët e mjaftueshm­e për t’u kualifikua­r në finale. Kastro u pëlqye shumë nga publiku në natën gjysmëfina­le, jo vetëm për interpreti­min, por edhe për stilin e bukur të veshjes, duke u prezantuar në mënyrë shumë dinjitoze. Kënga është shkruar nga vetë ai, ndërsa për muzikën është përkujdesu­r Gramoz Kozeli në bashkëpuni­m me Kastron, kurse orkestrimi­n e bëri Robert Frroku ( Don Production). Pasi e prezantoi këtë këngë në programin “E diela shqiptare”, Kastro foli për inspirimin për të shkruar “Sonatën e gjumit” dhe falënderoi bashkëpunë­torët. Në postimin e tij për krijimin në fjalë ai shkruante: “’ Sonata e gjumit’. Një këngë që më erdhi si fllad në shpirt para se të flija! Kur u zgjova, vendosa që çdo ëndërr ta bëj realitet… edhe ato ëndrra që në ëndërr nuk më realizohen! Faleminder­it Gramoz Kozeli, që u bë një ‘ jetë’ që rrugëtojmë bashkë në muzikë. Faleminder­it për notat e tua që i shkrive aq mirë me të miat! Flm Roberto Frroku për punën e paçmuar në orkestrim dhe master si një mjeshtër i vërtetë. Faleminder­it Arlind që i dhe dritë këngës me kitarën tënde dhe publikut që ende me mbështet në krijimtari­në time”. Në statusin në fjalë ai tregoi se në skenë u ngjit me veshje të personaliz­uar nga një stilist. Në lidhje me moskualifi­kimin, Kastro ende nuk ka folur publikisht. Sa u përket projekteve të tij, Kastron së shpejti do e shohim në politikë, pasi kandidon për kryetar bashkie i Përmetit, ndërkohë që do nisë një program të ri televiziv të orës së vonë në “Ora News”. Ndërsa në muzikë ai ka publikuar disa bashkëpuni­me siç ishte “Ajo” me Sue, apo kënga me Robert Berishën dhe Eneda Tarifën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania