Panorama (Albania)

Brandi i parfumeve “The Merchant of Venice”, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri

-

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të shoqëruar me pamjen karakteris­tike të qytetit të Venecias, personalit­ete të artit, medias dhe intelektua­lë të tjerë, morën pjesë në lançimin e brandit “The Merchant of Venice”. Brendi “The Merchant of Venice” e ka origjinën e saj nga Venecia dhe përfshin produkte të ndryshme të bazuara në Republikën e lashtë të Venecias. “The Merchant of Venice Blue Tea” është një aromë e frymëzuar nga parfumet dhe materialet e lëndës së parë në vendet aziatike. Në zemër të saj është çaji blu, një çaj i rafinuar kinez që karakteriz­ohet nga lule vjollce blu. Giuseppe Ianno, drejtor marketingu i brandit “The Merchant of Venice” na tregon cilësitë dhe veçantitë e një prej par- fumeve të këtij brandi.

Ai rrëfen se “The Merchant of Venice” është e lidhur ngushtë me muzeun e parfumit në Venecia. “Nuk është thjesht një firmë lukzose, por edhe diçka shumë kulturore, një stil i vërtetë jetese. Kur zgjidhni ‘ The Merchant of Venice’, keni zgjedhur një parfum shumë specifik, lënda bazë e së cilës është e rrallë dhe e veçantë. Sot ju prezantuam një parfum që përbëhet nga një çaj shumë i rrallë gati i pamundur të gjendet, por ne e gjetëm dhe përdorëm për këtë parfum, çajin blu. Si një firmë luksoze ne duam të kemi në vëmendje edhe qëndrueshm­ërinë ekologjike, ndaj të gjitha materialet që përdorim i kemi marrë nga vende, për të cilat kujdesemi t’i mbrojmë”, thotë zoti Ianno.

“The Merchant of Venice” mund ta gjeni në qendrën “Toptani” në dyqanin Beauty and the City, Coin dhe në Eud’amor në qytetin e Durrësit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania