Panorama (Albania)

Vajzat VIP çudisin audiencën, nuse për herë të parë vetëm me të brendshme

-

Janë ende beqare dhe kanë provuar magjinë e fustanit të nusërisë në sfilatën e këtij fundviti, ku modelet e reja për vitin 2019 i ekspozuan në pasarelë. Por fustanet e nusërisë nga Nicole Sposa e Justin Alexander ishin një be- fasi me vete për të pranishmit në sfilatë, pasi vajzat e njohura të spektaklit pranuan të vishnin veshje provokuese, që jo çdo nuse do të guxonte t’i vishte në ditën e saj më të rëndësishm­e të jetës. Vajzat VIP, të cilat mbanin veshur fustanet sensuale ishin; Alesia Bami, Eni Koçi, Alba Hoxha, Einxhel Shkira, Eliona Pitarka, etj.. Sigurisht që veçantia e këtij viti ishte se krahas fustaneve të nusërisë, në pasarelë u prezantua dhe koleksioni “lingerie”, ku vajzat u shfaqën me të brendshme tejet seksi dhe tërheqëse. Gjithashtu, vlen të theksojmë se Einxheli, Alba dhe nusja e mbrëmjes që përfundoi sfilatën, Eni Koçi, ishte hera e parë që i shihnim të veshura me fustane nusërie, pasi ato nuk kanë marrë pjesë asnjëherë më parë në sfilata të tilla. Nuk dihet nëse kjo sfilatë e Enit do i paraprijë dasmës së saj me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, një taktikë që e ndoqi edhe prezantues­ja Marina Vjollca para se të martohej me Getoar Selimin. Ndërkohë, edhe Einxhel Shkira dhe Eliona Pitarka kanë deklaruar se janë të dashuruara, po pa bërë publikë emrat e partnerëve. Ndërsa balerina Alba Hoxha ka kohë që po përflitet për një lidhje me koreografi­n e saj, Albi Nakon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania