Marshon Kukësi, “na ishte njëherë”... Skënderbeu

Triumfi i tretë radhazi për verilindorët, Melo vendos ndeshjen nga penalltia

Panorama (Albania) - - SPORT -

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa Skënderbeu pas disfatës në shtëpi ndaj Teutës, dje provoi një tjetër humbje minimale në fushën neutrale të Kamzës, aty ku verilindorët kanë shtëpinë e përkohshme.

Një penallti e kthyer në gol nga braziliani Uilliam Melo vendosi kryendeshjen e javës së 16- të. Gafa e portierit Aldo Teqja u kushtoi shtrenjtë kampionëve në fuqi, që dukshëm nuk trembin tashmë askënd, duke qenë shumë mbrapa skuadrës që në sezonin e kaluar dominonte ndaj kujtdo në kampionatin shqiptar. Dje u pa një Skënderbe pa fantazi dhe shumë anemik në fazën sulmuese. Pa Marko Radasin dhe Blerim Krasniqin, por edhe me mungesën e sulmuesit të shpejtë, Ardit Hoxhaj, korçarët bënë shumë pak për të mundur Kukësin. Skuadra e Armando Cungut ishte më e vendosur në fushë për të fituar, ndërsa të besuarit e Orges Shehit bënë vetëm një goditje në portë, pikërisht me anë të Realdo Filit në fundin e pjesës së parë.

SHEHI

Orges Shehi mendon se Skënderbeu po vuan më shumë se duhet presionin. "Kjo është një humbje që dhemb, sepse edhe mund ta evitonim. Nuk është se e pësuam nga trysnia e kundërshtarit. Është humbje që vjen në një moment jo të mirë, pasi për herë të parë në këtë ka- mpionat vijmë pas tri ndeshjeve pa rezultat pozitiv. Jemi skuadër komplet ndryshe nga vitet e tjera. Futbolli i tillë është. Na dhemb sot, por duhet të punojmë që të qeshim nesër", theksoi Shehi fillimisht, ndërsa më pas komentoi gabimin e portierit Aldo Teqja. "Ishte një moment i evitueshëm. Në momentin e parë e humbet toruan kur kundërshtari të bën presion dhe gabon. Kjo ndodh, i ka ndodhur Teqjes".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.