Panorama (Albania)

Rekord i Juventusit, Manxukiç thyen Interin

-

Juventusi është për rekord. Bardhezinj­të mundën Interin dje me shumë vuajtje dhe kryesojnë Serinë A me 43 pikë pas 15 javësh. Asnjë humbje këtë sezon për "bandën" e Alegrit, që dje iu fal golit të Manxukiçit në minutën e 66- të. Zikaltrit i "tradhtoi" në atë moment pikërisht një ish- juventin si Azamoah, që nuk lexoi si duhet krosin e Kanselos nga e majta dhe më pas gjiganti kroat nuk fali me kokë në afërsi të shtyllës pingule. Vetëm kjo e ndëshkoi Interin dje, që në fakt ishte më shumë sesa dinjitoz në fushë. Madje, nëse Galjardini do të kishte pasur më shumë fat në pjesën e parë dhe shtylla nuk do t'i kish mohuar një gol thuajse të sigurt, mund të flisnim për një rezultat ndryshe. Juvja pas atij momenti nuk gaboi më dhe falë një mbrojtjeje të jashtëzako­nshme që udhëhiqej nga dyshja Kielini- Bonuçi, arriti të mbante portën të paprekur. Skuadra e Spaletit u përpoq me të gjitha mënyrat, por jo me idetë e qarta në fazën finale të sulmeve. Ikardi ishte shumë i vetmuar mes gjigantëve të mbrojtjes juventine, ndërkohë që Lautaro dhe Keita nuk i ndryshuan praktikish­t asgjë lojës së zikaltërve. Futja e Doglas Kostës dha më tepër efekt te vendësit, të cilët nisën të bëheshin gjithnjë e më të rrezikshëm me kundërsulm­e. Spaleti ndërkaq u kritikua pas ndeshjes për zëvendësim­et që bëri, por mbi të gjitha për nxjerrjen nga fusha të Politanos, që deri në atë moment ishte një nga më të mirët për Interin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania