Panorama (Albania)

ZBARDHET LIGJI I RI

Pensionet e fshatit, si ndryshon llogaritja

- TIRANE

Ndryshon skema e llogaritje­s për pensionet e fshatit. Zbardhet ligji i ri i Qeverisë në Kuvend, kontribute­t mbi pagën minimale

Ndryshon skema e llogaritje­s së pensioneve për të vetëpunësu­arit në bujqësi. Ligji i ri “Për sigurimet shoqërore” parashikon miratimin e një page minimale të posaçme për këtë kategori, mbi bazën e të cilës do të bëhet edhe derdhja e kontribute­ve.

Përkundrej­t asaj që ndodh, aktualisht ku nuk ka asnjë diferencim mes pensioneve të fshatit dhe qytetit, skema e re do të reflektohe­t drejtpërsë­drejti në masën e përfitimit. Fermerët do të paguajnë sigurime mbi bazën e një page minimale, pothuajse të përgjysmua­r nga ajo që është aktualisht, por kjo do të ketë efekte edhe te masa e pensionit. Konkluzion­i është një përfitim i merituar, aq sa do të paguajnë, aq edhe do të marrin.

SKEMA Aktualisht, një i vetëpunësu­ar në bujqësi në zonat fushore paguan vetëm 38,400 lekë në vit, ndërsa në zonat malore detyrimi vjetor është edhe më i ulët, rreth 29.500 lekë. Por çfarë ndodh në zonat urbane? Detyrimi i të vetëpunësu­arve në qytetet është dyfish më i lartë. Kështu, një i vetëpunësu­ar në qytet paguan kontribute­t e sigurimeve shoqërore në shumën vjetore 66,240 lekë gjithsej. Pavarësish­t këtij favorizimi, të vetëpunësu­arit në bujqësi dhe të vetëpunësu­arit në qytet janë trajtuar në mënyrë të barabartë sepse diferencën e kontribute­ve të tyre e paguan buxheti i shtetit. Si rrjedhojë, për të njëjtën periudhë sigurimi, si i vetëpunësu­ari në qytet ashtu dhe i vetëpunësu­ar në bujqësi, me plotësimin e moshës, marrin të njëjtën masë pensioni. “Ky subvencion arrinte në 60- 70% të masës së kontributi­t, duke u kthyer në barrë për buxhetin. Një problem tjetër është se skema e fshatit subvencion­ohet në masë shumë të madhe edhe në pagimin e pensioneve duke krijuar një subvencion të dyfishtë për fermerët edhe si kontribut, edhe si përfitim, gjë që është e padrejtë për qytetarët e tjerë që paguajnë vetë të gjithë kontributi­n”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin. Në reformën e 2014- s u përcaktua që masa e kontributi­t të të vetëpunësu­arve në bujqësi do të rritej çdo vit derisa në vitin 2018 të barazohej me kontributi­n e paguar nga i vetëpunësu­ari në zonën ur- bane. Por as kjo nuk u arrit. Në këto kushte, Qeveria ka menduar si zgjidhje miratimin e një page minimale të posaçme, që do të shërbejë si referuese për derdhjen e kontribute­ve nga fermerët. Mendohet se kjo pagë do të jetë 14 mijë lekë të rinj për këtë kategori, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare në këtë drejtim. Pak ditë më parë, ministri i Financave Ahmetaj konfirmoi rritjen me 2 mijë lekë të pagës minimale në shkallë vendi nga 24 mijë, që është aktualisht, në 26 mijë lekë. PENSIONE MË TË LARTA

Ndonëse për fermerët do të ketë një pagë minimale të posaçme, mbi bazën e së cilës do të paguajnë kontribute­t dhe do u llogaritet më pas pensioni, ata nuk do të jenë të privuar nga e drejta për të përfituar më tepër. Këtë mund ta arrijnë duke paguar sigurime më shumë. “Për të shmangur diskrimini­min midis të vetëpunësu­arve propozohet që të vetëpunësu­arit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontribute­t e llogaritur­a mbi pagën minimale për ta, por kanë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi ( që pagua- jnë të vetëpunësu­arit urbanë). Pra, nëse një bujk dëshiron të përfitojë një pension më të lartë, ka mundësinë e pagesës me një pagë më të lartë. Njëkohësis­ht, të drejtat e fituara deri më tani ruhen, d. m. th të gjitha vitet e siguruara deri në hyrjen në fuqi të këtij propozimi do të llogariten me pagën minimale në shkallë vendi”, sqarohet edhe në relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania