Panorama (Albania)

Rama i fton në zyrë, studentët në protestë pa afat, refuzojnë negociatat me Qeverinë

MIJERA STUDENTE PARA MINISTRISE SE ARSIMIT. SHTOHEN KERKESA TE REJA

- BESARTA BASHA

Asnjë negociatë apo bisedime. Thjesht pranim të kërkesave. Në të kundërt, revolta e studentëve nuk do të shuhet.

Larg politikës e çdo proteste tjetër që po zhvillohet aktualisht, studentët janë kthyer në një turmë të pandalshme. Pikërisht atëherë kur mendohej që protesta e së mërkurës arriti kulmin me pjesëmarrj­en masive me të rinj nga i gjithë vendi, dita e katërt i gjeti edhe më të shumtë e më të bashkuar. Më korrektë se asnjëherë, fiks në orën 10: 00, ata zaptuan Rrugën e Durrësit duke vërshuar nga të dyja anët e saj. Në të djathtë të Ministrisë u bashkuan Fakultetet e Histori- Filologjis­ë, Ekonomikut e Gjuhëve të Huaja, si dhe Universite­tit Politeknik. Nuk vonoi shumë kur në anën tjetër arritën studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universite­tit të Mjekësisë e Bujqësorit, që përshkuan në këmbë kilometrat drejt godinës së “njollosur” me vezë gjatë protestave në ditët e shkuara. Më të vendosur se kurrë e një vetëbesim që vetëm të rinjtë mund ta kenë, studentët kanë fryrë listën e kërkesave drejtuar Ministrisë, nga katër në tetë të tilla. Gjysmë tarife studimi; rritje e peshës së studentëve në zgjedhjet e titullarëv­e si dhe pjesëmarrj­e në bordin e administri­mit; mbështetje për kërkim shkencor; fonde për doktorantë­t; dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë; përmirësim të kushteve në konvikte dhe karta e studen- tit. Për të gjitha të mësipërmet, iu dha një ultimatum prej 4 orësh për të kthyer një përgjigje, me patjetër bindëse. E kështu ndodhi. Një përgjigje formalisht “OK” në mesditë, por që për studentët ishte bosh. “Përveç kartës së studentit, për të cilën premtohet që do zbatohet deri në fund të vitit akademik, që sërish nuk e besojmë, plotësimin e pikave të tjera ministrja ia ngarkon një grupi pune që s’mblidhet kurrë. Fjalë boshe. Të plotësohen të gjitha kërkesat, ndryshe s’ka mësim”. Në këtë mendje janë të rinjtë që kanë ardhur në rritje pas çdo dite që kalon, duke sjellë me vete në protestë dhe zemërimin e tyre. Për katër ditë më radhë, ata ia kanë dalë të mbajnë larg politikën duke kundërshtu­ar çdo lloj tentative për pjesëmarrj­en e forumeve rinore në revoltën e tyre. Përveç kësaj, ata i kanë thënë “JO” edhe atyre që e duan Teatrin Kombëtar, duke mos i lejuar të ngjisin pankartat e tyre në kangjellat e Ministrisë. Ende pa përfunduar protesta e një dite më parë, përfaqësue­s të këshillave nën logon “Bashkimi kombëtar studentor” bënë gati axhendën për ditën e sotme, e njëjtë me atë të ditëve të kaluara. Ata flasin për një “dhjetor të dytë”, që do të përsëritet sot para Ministrisë së Arsimit në rast se kjo e fundit nuk plotëson kushtet e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? PROTESTA E DJESHME E STUDENTEVE PERPARA MAS
PROTESTA E DJESHME E STUDENTEVE PERPARA MAS
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania