Panorama (Albania)

Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje, nis verifikime­t

Skandali me “DH Albania”, hetime në SHBA dhe Shqipëri

-

Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delauer të SHBA- ve konfirmoi ditën e djeshme për “VOA”- n se ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse kompania “Dunwell Haberman” ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e. Firma “Dunwell Haberman” vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendës “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikim­e për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikua­r datën e krijimit, pasi në Dalauer kompania figuron e regjistrua­r para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikua­r, është një certifikat­ë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit, Doug Denison, i tha “Zërit të Amerikës” se për certifikat­ën nuk ka pasur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk ësh- të lëshuar ndonjë dokument. Sipas zëdhënësit, çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm në Dalauer, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritete­t gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrim­i si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamen­tit të Drejtësisë në Uashington. Ndërkohë, edhe Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje për rastin në fjalë. Burimet thonë se kanë nisur verifikime­t dhe mund të regjistroh­et procedim penal për “Shkelje të barazisë në tenderë”, “Korrupsion” dhe “Falsifikim dokumentes­h”.

 ??  ?? Dokumentet e dyshuara si të falsifikua­ra
Dokumentet e dyshuara si të falsifikua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania