Panorama (Albania)

NENET E LIGJIT

-

NENI 11 Në nenin 132 bëhen këto ndryshime:

1. Në fjalinë e parë të pikës 1, pas fjalëve “... të këtij ligji..”, shtohen fjalët “... me përjashtim të neneve 33/ 1, 51/ 1 dhe 53/ 1 ...”.

2. Në pikën 3 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: Kur AMA vëren shkelje të dispozitav­e ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit. Për shkelje të kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimev­e elektronik­e, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimi­t Elektronik dhe Postar ( AKEP) marrjen e këtyre masave plotësuese: 1. Për OSHPE– të e regjistrua­ra në AKEP: a) Pezullim/ bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 ( tre) kundërvajt­je administra­tive të parashikua­ra nga ky ligj;

b) Pezullim/ bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ( shtatë) ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajt­je administra­tive;

c) Pezullim/ bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 ( pesë) kundërvajt­je administra­tive të parashikua­ra nga ky ligj.

2. Për ofruesit e shërbimeve të publikimev­e elektronik­e që nuk janë të regjistrua­ra në AKEP:

a- Bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 24 orësh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se tri herë gjatë një viti kalendarik;

b- Bllokimin përfundimt­ar/ mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.

NENI 13 Në nenin 133 bëhen këto ndryshime:

1. Pas pikës 8 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga OSHPE- të, kur nuk përbëjnë vepër penale janë kundërvajt­je administra­tive dhe dënohen:

a) Me gjobë nga 100 000 ( njëqindmij­ë) lekë deri në 1,000,000 ( një milion) lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/ 1 të këtij ligji;

b) Me gjobë në masën 800 000 ( tetëqind mijë) lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/ 1 të këtij ligji”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania