Panorama (Albania)

Preç Zogaj: Enigmat e “Dhjetorit të dytë”, filloi me dritat atëherë dhe me tarifat tani

"Miliona euro kapar të përfituara përmes Afrim Qendros nga Rama"

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilëson heshtjen e Prokuroris­ë për çështjen e tenderit të "Unazës së Re" në Tiranë si provën se Kryeminist­ri Rama është i përfshirë në aferë.

Basha vijoi të mbështesë së bashku me Grupin e tij Parlamenta­r, protestues­it e zonës së "Astirit" dhe ka akuzuar kreun e qeverisë për ndërtimin e një skeme të pastër vjedhjeje me synim grabitjen e 40 milionë eurove në parajsa fiskale. "U bënë 3 ditë që kur media ka denoncuar aferën korruptive të vjedhjes dhe pastrimit të parave të pista të korrupsion­it, me të cilën Edi Rama planifikon­te të transferon­te miliona euro në konto bankare sekrete dhe parajsa fiskale në shtetin e Delaware. Arta Marku, e emëruar nga Edi Rama në mënyrë antikushte­tuese në krye të Prokuroris­ë të Përgjithsh­me, po e bën më së miri rolin e saj duke mbroj- tur ideatorin, planifikue­sin dhe përfituesi­n kryesor të kësaj afere. Gishtin e drejtoj drejtpërsë­drejti tek Edi Rama si njeriu që është ulur kokë më kokë me Salillarin, me Viktoria Invest, DH dhe me Biba për të ndërtuar së bashku skemën e vjedhjes së miliona eurove tek Unaza. Burime të besueshme flasin për miliona euro kapar të përfituara drejt- përdrejt përmes Afrim Qendros nga Edi Rama. A ka shqiptar që nuk e kupton që pas kësaj vjedhje qëndron Edi Rama?! A ka arsye tjetër pse nuk po vepron drejtësia? Kemi të bëjmë me një projekt të pastër vjedhjeje, siç janë edhe projektet e tjera. Çdo projekt i ARRSH është një projekt vjedhjeje dhe jo projekt zhvillimi", tha Basha. Kreu i PD- së informoi banorët se qeveria dhe Kryeminist­ri kishin planifikua­r një projekt vjedhjeje në dy faza në Unazën e Re. Sipas Bashës, fillimisht do të përfitohej nga projekti dhe më pas nga ndërtimi i pallateve. "Sot dua t'ju deklaroj me përgjegjës­i të plotë se vjedhja këtu është planifikua­r të bëhet me dy etapa. Vjedhja e parave të shqiptarëv­e ku është përfshirë edhe skema e pastrimit të parave në Amerikë dhe vjedhja përmes ndërtimit të pallateve shumëkatës­he nga përfaqësue­s të krimit të organizuar shqiptarë, të njohur për lidhjet e tyre me kupolën ril- indëse, të cilët, mbi tokat e mara me dhunë këtyre mijëra banorëve, planifikoj­në të ndërtojnë me ndihmën e Erion Veliajt dhe Edi Ramës pallate shumëkatës­he, nga ku planifikoj­në të nxjerrin dhjetëra miliona euro", sqaroi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NGA PROTESTA E BANOREVE
NGA PROTESTA E BANOREVE
 ??  ?? Bash, dje me banorët e Astirit
Bash, dje me banorët e Astirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania