Panorama (Albania)

Rama i fton në dialog, studentët dalin me 8 kërkesa të panegociue­shme

Studentët: Kemi duruar arrogancën e tij, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë, “What the Fuck!”

- ARISTIR LUMEZI Astrit Patozi

Kryeminist­ri Rama ftoi dje studentët që të zhvillojë me ta sot një dialog virtual në “Facebook”.

Por përgjigjja e tyre ishte negative, duke i kujtuar kreut të qeverisë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë me të. Në ftesën e tij për të marrë pjesë nesër ( sot) në dialogun live në “Facebook”, ditën e hënë në orën 11: 00, Kryeminist­ri Rama theksoi se, “për ta vënë në jetë këtë, duhet një bashkim, jo vetëm i mundshëm, por i domosdoshë­m mes nesh, qeverisë me studentët dhe me ata pedagogë e drejtues që duan dalje nga qerthulli vicioz, jo zgjidhje brenda qerthullit vicioz”. Por studentët u shprehën se janë lodhur nga arroganca e Kryeminist­rit. “Seriozisht e ka ai?! Gjithë arrogancat që kemi duruar ndaj tij, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. “What the Fuck!” Pse i do negociatat kur ia kemi bërë të qartë se çfarë duam. Për çfarë i do negociatat, do të na përçajë? Largojini duart e ndyra nga propaganda me studentë!”, u shpreh një nga studentët. Por kreu i qeverisë iu përgjigj këtyre deklaratav­e në “Twitter”. “Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë te politikanë­t, që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë, kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut, bën telefonin e prishur?”, shkruan Rama. Më herët, duke sqaruar ftesën që u bënte për dialog studentëve, përmes “Facebookut”, Kryeminist­ri tha se kërkon të hartojë një strategji të përbashkët me studentët për të ndrequr problemet që ka universite­ti. “Jo, jo, kjo imja s’është taktikë, por shprehje e hapur e një frustrimi të gjatë në situatën e brendshme të universite­tit dhe një bindje që më thotë se pikërisht tani duhet tentuar një strategji e përbashkët student- qeveri”, tha Rama. Kryeminist­ri u është përgjigjur dhe studentëve në “Facebook”, të cilët janë shprehur kundër dialogut. “Ju patë, shohim edhe ne, ju dëgjuat, dëgjojmë edhe ne, ju keni të drejtë të na thoni boll neve, po kemi edhe ne të drejtë t’u themi boll atyre që bëjnë telefonin e prishur me urdhër nga partitë, kundër Dialogut.... A nuk vjen pak erë jo fort të mirë ky refuzim për të folur?! Studentë që s’duan të flasin për atë që kërkojnë?! Studentë që s’duan të përballen me argumente e të debatojnë për qëllimet e protestës së tyre dhe mekanizmat e realizimit të qëllimeve?! Boh! Kjo është e padëgjuar. ... S’ka problem, protesta është ajo që nisi spontanish­t dhe janë ata që e mbështesin për qëllimet që po thuhen, jo për qëllimet që ende s’janë thënë, por do thu- hen pak e nga pak. Ne na intereson shumë pjesa e parë, ku uroj të bëni pjesë edhe ju vetë, ndërsa me këtë tjetrën jemi mësuar”, i përgjigjet Rama studentes me emrin Dea. Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi sot, se pikërisht tani duhet tentuar një strategji e përbashkët studentë- qeveri kundër sistemit të korrupsion- it në Universite­te. “Duhet të bashkohemi kundër sistemit të korrupsion­it, të kulturës së falsifikim­it dhe keqadminis­trimit tërësor të universite­teve. Jam shumë i bindur që ky është një moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeve­risës me studentët, që të adresojmë në një qasje këndgjerë problemati­kën e udhëkryqit ku ndodhet universite­ti”, theksoi Rama. Dua ta them fare qartë sot, vijoi Rama, kur po flitet për tarifa dhe konvikte, as ulja e tarifave, as investimet në konvikte, as biblioteka e re shkencore, apo të tjera si këto akoma, gjëra që po bëhen apo mund të bëhen, nuk adresojnë sëmundje, por vetëm simptomat e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama, dje gjatë komunikimi­t në Facebook
Rama, dje gjatë komunikimi­t në Facebook

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania