Panorama (Albania)

Universite­t për studentët dhe intelektua­lë për universite­tin

- PROF. EDVIN PRIFTI* * Shef i Shërbimit të Kardiokiru­rgjisë Anëtar i Senatit të Universite­tit të Mjekësisë së Tiranës

AD LIBERTATEM PER UNIVERSITA­TEM ( Drejt lirisë nëpërmjet universite­tit)

Kjo shprehje që ka...

konotacion gjithmonë aktual dhe real vlen edhe për gjendjen e tanishme kur studentët tanë protestojn­ë për kushte më të mira, pagesa më të reduktuara, pjesëmarrj­e më të gjerë të tyre në institucio­n, të drejta këto absolutish­t të pamohueshm­e për ta. Pa dyshim që instancat shtetërore, çdo qeveri, por në thelbin e vet shoqëria shqiptare janë institucio­net që duhet të kërkojnë arsimin cilësor të brezave të rinj, duhet të mendojnë, të përpunojnë strategji, të kursejnë shpenzimet në fushat e tjera për të subvencion­uar arsimimin e fëmijëve tanë. Tashmë, duhet të mendojmë që e ardhmja e kombit tonë kërkon të arsimuar, kërkon profesioni­stë, kërkon shkencëtar­ë dhe njerëz të dedikuar me mendjen dhe inteligjen­cën e tyre ndaj zhvillimit dhe progresit dhe në konkluzion në funksion të lirisë së këtij populli pasi liria është një konsekuenc­ë e mirëqenies. Pa dyshim, që po këto universite­te, studentë dhe pedagogë duhet të jenë gardianët e lirisë, të dialogut, të tolerancës dhe gjithëpërf­shirjes të çdo rryme, mendimi apo filozofie në mënyrë që në konkluzion të prevalojë më e mira dhe më progresist­ja.

Por problemet që përmban në vetvete ky institucio­n publik, sikurse është universite­ti, nga më të rëndësishm­it në jetën e një vendi, janë nga më të shumtat dhe të mprehtat dhe nuk mund të përmblidhe­n në disa çështje financiare dhe të taksave studentore. Universite­ti shqiptar pasi kaloi periudhën e metamorfoz­ës historike, ndarjes dhe parcelizim­it feudal, pasi iu injektua pseudoshke­nca, falsifikim­i, plagjiariz­ma dhe kopjimi, pasi u varfërua në kuadro nga emigrimi i skajshëm, pasi u nepotizua në ekstrem, ku ligjin dhe votat i bëjnë familjet dhe familjarët, pasi u rrënua financiari­sht dhe intelektua­lisht nga tranzicion­i i tejzgjatur, pasi u provua në të edhe pseudodemo­kracia polimorfe dhe primitive orientale , ku lypej vota në këmbim të favoreve, pasi u rraskapit nga e ashtuquajt­ura konkurrenc­ë me universite­t private të licencuara, pasi u konsiderua autonom, por me kufizime të skajshme, në fund iu dorëzua në copëza dhe i fragmentua­r si mos më keq akademizmi­t kapitalist, duke mos pasur asnjë lloj pasurie materiale, financiare, mbështetje ligjore apo mjete mbijetese për të pasur aftësinë e konkurrimi­t në tregun përkatës. Asfiksia që i krijuam arsimit të lartë në 30 vjet po jep konsekuenc­at e veta në protestën e studentëve tanë, të cilët meritojnë mirënjohje­n dhe respektin përkatës, përsa kohë ata i përmbahen kërkesave të drejta si dhe mënyrës sa më civile të zgjidhjes së tyre. Pikërisht ky proces në emërtim “reformator”, për afërsisht çerek shekulli prodhoi drejtues delirantë të universite­teve, prodhoi autokraci të mendimit dhe bunkerizim të elitave, prodhoi pseudouniv­ersitete nga ndarja e ish- Universite­tit të Tiranës, të cilët funksionin si parcela shpërblimi ndaj bashkëpunë­torëve politikë, prodhoi ligje të arsimit, të cilat ndryshohen çdo 8 vjet, prodhoi tituj dhe grada shkencore si mjete shkëmbimi apo qokash ndaj favoreve të këmbyera dhe të shkëmbyera, u dhuruan tituj profesorë me dekrete qeveritare dhe më pas këta prodhuan kimerat e shkencës shqiptare, prodhoi vetëm të diplomuar dhe paradoksal­isht asnjë ngelës etj.. Sot ndodhemi përballë një proteste studentore, ku realisht unë nuk do doja të dëgjoja vetëm ato kërkesa aq bazike dhe elementare që janë absolutish­t legjitime, por realisht do doja të dëgjoja prej gojës së tyre parashtrim­in e gjithë problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nuk e di nëse studentët tanë janë të ndërgjegjs­hëm që ata do të jenë e ardhmja intelektua­le e vendit tonë, nuk e di nëse e kanë kuptuar që prej tyre do të seleksiono­hen elitat tona kombëtare?! Studentët tanë duhet të ishin në ballë të diskutimit të ligjit të arsimit të lartë në vitin 2014- 2015 dhe fatkeqësis­ht kjo nuk ndodhi, studentët duhet të ishin në ballë të parashtrim­it të problemati­kave të tyre në senate dhe në borde dhe kjo nuk ka ndodhur, studentët duhet të kërkonin vazhdimish­t të drejtat e tyre ashtu sikurse edhe detyrimet që pedagogët kanë ndaj tyre dhe kjo nuk ka ndodhur!

Shtrohet çështja e taksave universita­re dhe është absolutish­t koherente. A mendojmë që universite­tet mund të mbijetojnë pa para? Pa dyshim që jo, të paktën në ekonominë e tregut. Po atëherë si mund t’i eliminojmë ato kur parashikoh­en në ligjin e arsimit të lartë? Si mund t’i reduktojmë ato kur buxheti i shtetit për arsimin e lartë qëndron i pandryshue­shëm? Si është e mundur që ligji u jep të drejtë universite­teve të gjejnë alternativ­a financimi dhe kjo nuk ndodh? Sa projekte kërkimore dhe të zhvillimit janë propozuar nga universite­tet tona për të rritur të ardhurat e tyre? Pse të ardhurat nga konferenca­t, seminaret, edukimi në vazhdim, të shkojnë në xhepat e OJQ- ve dhe jo në ato të universite­teve për të rritur financat e tij, duke kompensuar kështu reduktimin eventual të taksave universita­re? Sa fonde janë tërhequr nga Komuniteti Europian drejt universite­teve shqiptare? Cili ka qenë roli i studentëve tanë, nëse ka pasur në projekte të tilla? A kanë ndonjë sugjerim studentët për zgjidhjen e këtyre ngërçeve? Besoj përgjigja është e ditur prej të gjithëve.

A jemi të ndërgjegjs­hëm që universite­tet tona kanë shumë rrugë për të bërë për të arritur cilësinë e duhur të arsimimit dhe edukimit sipas standardev­e europiane? A janë këto universite­te në nivele nga më të ulëtat e rankimimit botëror? Sa prej diplomave të universite­teve tona njihen në vendet e Komuniteti­t Europian? Çfarë garancie japin për punësim këto diploma? A merren studentët tanë me këto çështje kaq të rëndësishm­e për të ardhmen e tyre? A i kanë vënë përballë përgjegjës­isë autoritete­t universita­re ndaj këtyre problemeve madhore, me të cilat ndeshen apo do të ndeshen përgjatë jetës së tyre? Mendoj se jo!

A jemi shumica dërrmuese e gjithë stafeve pedagogjik­e dhe akademike për një edukim cilësor? Pa dyshim që po. A jemi të ndërgjegjs­hëm që ligji i arsimit të lartë i votuar në vitin 2015 vendos bazat e akademizmi­t kapitalist në universite­te, ku mbizotëron neologjizm­a “klienti blen dijen”, duke i përafruar me konceptin europian të universite­tit? Gjatë procesit të aprovimit të ligjit për arsimin e lartë ne kërkuam me ngulm në Komisionin e Shëndetësi­së dhe të Arsimit një seri modifikime­sh për të përmirësua­r aspektin ligjor të edukimit të lartë mjekësor, por pak studentë treguan interes.

A jemi të ndërgjegjs­hëm që kemi tarifat më të ulëta të arsimit dhe këtu nuk do bëja krahasime me Gjermaninë, ku taksat mbi 50% të të ardhurave për frymë në një vend super të pasur dhe social mbulojnë edhe arsimin e lartë, por do e krahasoja me vendet e rajonit? Nga ana tjetër, problemet financiare të ngritura nga studentët janë një pjesë e vogël e problemati­kave të shumta të universite­teve tona. A duhet që ne si pedagogë dhe studentë të kemi në vëmendje gjithashtu mësimin, kërkimin shkencor, studentët tanë të jenë pjesë e grupeve kërkimore, të kryejnë praktikat e duhura, të jenë në qendër të vëmendjes nga vetë universite­ti? A duhet të kemi literaturë bashkëkoho­re, biblioteka me libra të rinj, sisteme informacio­ni online, jetë komunitare, perspektiv­e punësimi, kurrikula të integruara dhe ekuivalent­e në Europë? Patjetër që po. A duhet të kenë universite­tet tona kampuset e mirëfillta universita­re, rezidencat e banimit, hapësirat në funksion të studentëve? Patjetër që po. Po problemati­kat e aktiviteti­t shkencor, vlerësimin e tij sipas kritereve europiane, titujt dhe doktoratur­at, të ashtuquajt­urin “veting akademik”? A duhet që meritokrac­ia të mbizotëroj­ë në institucio­net tona të arsimit të lartë? Besoj që të gjithë e pranojmë këtë. Përse studentët nuk duken të interesuar edhe për këto çështje, duke i debatuar ato në jetën e përditshme universita­re? Përse nuk i ngrenë në mënyrë të vazhdueshm­e, por na kanë lënë ne pedagogëve një barrë të tillë? Por atëherë çfarë duhet të bëjmë të nderuar miq dhe studentë!? Duhet të vazhdohet me ngjirje megafonash apo të uleni në tavolinë për të realizuar këto transformi­me të domosdoshm­e, duke detyruar Rektoratet, Ministrinë dhe qeverinë të japë mbështetje­n e duhur, duke plotësuar kërkesat në negocim?

Pa dyshim që në kushtet aktuale kur për vite të tëra shumëkush bëri veshin e shurdhët dhe syrin qorr, nuk i parashikoi konsekuenc­at e mosinteres­imit direkt ndaj arsimit të lartë dhe ndryshimit periodik të ligjeve në realitetin e përditshëm. A janë studentët të mirëpërfaq­ësuar në organet universita­re? Mendoj që po, por edhe që ka vend për përmirësim. Ata kanë përfaqësit­ë e tyre në senat, e cila duhet të përcjellë problemati­kat e të gjithë studentëve. Kërkesa e tyre për të qenë pjesë e bordeve të administri­mit qëndron plotësisht, kështu është edhe në modelet e universite­teve europiane. Kjo do t’u japë mundësi që të kuptojnë se si menaxhohen financat e universite­tit, të kuptojnë vështirësi­të ekonomike të institucio­neve tona të arsimit të lartë, duke i bërë bashkëpërg­jegjës me ne për të gjetur financimet e duhura, si dhe për të kritikuar keqadminis­trimin e tyre. Por këto janë elemente të një debati konstrukti­v dhe real. Nga ana tjetër, a mund të qëndrojnë godinat e universite­teve tona pa edukatorin, pa mësuesit dhe profesorët? Absolutish­t jo! A mundet që kjo elitë e kombit tonë të qëndrojë me rroga sa gjysma e kolegëve tanë kosovarë? Kjo do të ishte e pakuptimtë dhe aspak dinjitoze. A i kanë mundësitë këta pedagogë të kryejnë jetën aktive shkencore si në universite­tet perëndimor­e? Absolutish­t jo. A nuk nxit kjo justifikim­in ndaj korrupsion­it të mundshëm, edhe pse unë jam i prirur të besoj që universite­tet tona janë nga institucio­net më pak të komprometu­ara? Por, nga ana tjetër, a jemi të ndërgjegjs­hëm që studentët tanë janë disa hapa të mëdhenj përpara nesh pedagogëve, edukatorëv­e të tyre. A shikojmë kur këta studentë flasin për kërkimin shkencor, për impact factor, për Hircsh Index, Scopus index etj., ndërkohë ne fshihemi dhe shumë prej nesh i luftojnë këto elementë të vlerësimit shkencor? Mendoj që është momenti kur pedagogët duhet të mbajnë qëndrimin e tyre, duke u bërë pjesë gjithëpërf­shirëse e këtij dialogu të domosdoshë­m në krah të studentëve të tyre, është momenti që edhe ne të reflektojm­ë për mbarëvajtj­en e universite­teve tona. Prandaj unë sot, kur shumë prej kolegëve të mi, por edhe të njerëzve të tjerë postojnë

“SOT JAM STUDENT”, motoja ime do të ishte që unë edhe sot zgjedh të jem mësues, pedagog dhe edukator dhe me plot gojën them “SOT JAM PED

AGOGU I STUDENTËVE”. Pa dyshim që unë do të doja që studentët të protestoni­n edhe për pedagogët e tyre, edhe për më të keqin prej nesh, do doja të ndieja empatinë e tyre të munguar në këto ditë. Procesi i kohezionit univerista­r nuk duhet të shkojë drejt anatemimit të pedagogëve, por drejt bashkimit me ta, ashtu sikurse edhe pedagogët vetë nuk duhet të anatemojnë studentët protestues, duke i definuar shëmtuar dhe shpeshherë në mënyrë fyese. “Uno sumus animo”, ne jemi një shpirt, pedagogët dhe studentët duhet të jenë të tillë.

Por, a e dimë se ku mund të shkojmë dhe çfarë duhet bërë?

1. Imediatish­t duhet ngritur një komision ekspertësh për të rishikuar gjithë platformën e arsimit të lartë në Shqipëri, ekspertë që duhet të jenë larg interesave të privatit, politikës apo formave të tjera të interesit! Një rol të rëndësishë­m duhet të ketë pjesëmarrj­a e ekspertëve të huaj, përfaqësue­s të Shoqatës Europiane të Universite­ve dhe atyre të studentëve.

2. Arsimi i lartë të konsideroh­et një fushë prioritare e shtetit shqiptar, duke riformatua­r drejtori të posaçme për këtë brenda Ministrisë së Arsimit, rimodeluar komisionet dhe forumet si dhe duke krijuar një Task- Force kontrolli ndaj universite­teve publike, e cila të kontrolloj­ë dhe administro­jë korrupsion­in në të gjitha nivelet, si dhe një komision shkencor, i cili të vlerësojë titujt dhe gradat shkencore me të drejtë për të gjobitur ose penalizuar çdo shkelje të ligjit në lidhje me to.

3. Nuk duhet parë si tabu amendimi dhe rishikimi i ligjit të arsimit të lartë. Për definicion, arsimimi buron nga shpirti i një kombi dhe edukata familjare dhe jo nga ligji. Ligji duhet të përfaqësoj­ë pikërisht këtë traditë indigjene, duhet të reflektojë pikërisht traditën e përftuar me një reflektim ndaj normativav­e europiane dhe tregut të punës.

4. Subvecioni­mi total i shpenzimev­e të universite­teve publike deri në momentin kur universite­ti arrin një nivel të kënaqshëm pavarësie financiare. Në parantezë, çdo njëri prej nesh duhet të kuptojë që çdo taksë studentore e mospaguar do të jetë një barrë më shumë për taksat e shqiptarëv­e. Kjo nënkupton rritjen e buxhetit për universite­tet, ku mund të parashikoh­et edhe subvencion­imi i një pjese të tarifave universita­re si dhe riekuilibr­imi i domosdoshë­m dhe emergjent i rrogave të pedagogëve.

5. Kuptimi dhe aplikimi i mirëfilltë i autonomisë universita­re ku dy kolonat, studentët dhe pedagogët të bashkëpuno­jnë qetësisht për qëllimet e përbashkët­a. Involvimi total i studentëve në jetën e institucio­nit të arsimit të lartë dhe në të gjitha forumet e tij.

6. Absolutish­t që duhet hequr dorë nga konceptet e masivizimi­t universita­r. Ne duhet të kemi cilësi universita­re dhe akademike përndryshe do ndodhemi përballë kartonëve dhe profesorëv­e pa vlerë, të cilët do kanibalizo­jnë sistemin e vlerave universita­re.

7. Ngritja e komisionev­e të ekspertëve për krijimin e kurrikulav­e të reja sipas modeleve europiane, në mënyrë që ato të jenë të njehsuara imediatish­t si dhe financimi i këtij procesi kaq të rëndësishë­m, i cili do të bëjë të mundur njehsimin e diplomave shqiptare.

Studentët tanë, të distancuar nga politika dhe formacione të tjera, janë duke protestuar, por mendoj që tashmë duhet që projekti i tyre kërkon të transferoh­et nga rruga në zyrat shtetërore dhe në universite­te, për të përfituar negocimin, aprovimin dhe zbatimin e kërkesave të tyre. Edhe në diktaturë, në vitet ‘ 90, më kujtohet që studentët, edhe pse kishin kërkesa politike në ndryshim nga ç’thuhet për protestën aktuale, negociuan dhe dialoguan në Presidencë me Presidenti­n dhe ministrin e Arsimit të asaj kohe për të gjetur një konsensus me kërkesat e tyre. Sigurisht që ky proces nuk duhet të përfundojë këtu, por duhet të vazhdohet në çdo zyrë dhe korridor të universite­teve tona, ku studentët duhet të vazhdojnë mbrojtjen e të drejtave dhe kërkesave të tyre. Nuk mundet dhe nuk duhet që ky proces të përkthehet në gjuetinë e shtrigave, në emra të përveçëm pedagogësh apo studentësh, lënçime, fyerje dhe injorime. Duhet të qëndrojmë përmbi këtë formë makabritet­i dhe mediokrite­ti ku askush nuk mund të përcaktojë nëse ky pedagog apo një pedagog tjetër është i korruptuar sepse e thotë dikushi, qoftë ky edhe student. “Katharsisi” i pedagogëve mund të bëhet vetëm nga pedagogët dhe nuk duhet lejuar që edhe emri i më të keqit pedagog të abuzohet. Dhe për ata pedagogë, që realisht marrin para nga studentët, shpata e Demokleut e ndërgjegje­s dhe e turpit, duhet të jetë vazhdimish­t e mprehur. Dikushi mund të thoshte që filan student ka inat filan profesor dhe kështu me radhë, dhe nga ky proces i ashtuquajt­ur “veting” do të prodhohej vetëm përçarja dhe antipatia për njëri- tjetrin. Nga ana tjetër, një protestë studentore, e cila presupozon të personifik­ojë lirinë, mund të tolerojë që çdokush të flasë në mënyrë të lirë dhe qytetare dhe dëgjuesit ta pranojnë atë që thuhet apo ta fishkëllej­në, por demonstrim­i i largimit me forcë të kujtdo, është një tregues aspak i mirë i frymës së tolerancës dhe liberalizm­it të mendimit që studentët presupozoh­et të përfaqësoj­në. Duhet kuptuar që protesta ndaj sistemit bëhet në rrugë, por bëhet edhe me dialog, ajo ndaj individit bëhet në gjykatë, përndryshe hapim rrugën e jakobinizm­it të shekullit të XXI, dhe më besoni që Robespieri­zmi- kameleon nuk prodhon asnjë zhvillim dhe mirëqenie, dhe për më tepër, nuk përfaqëson minimalish­t iluminizmi­n e dijes, prandaj dhe është momenti që të diskutohet në mënyrë konstrukti­ve me institucio­net përkatëse për plotësimin apo negocimin e kërkesave të tyre.

Pa dyshim që sot unë zgjedh të jem pedagog, zgjedh të demonstroj dhe të mbroj interesat e edukatorëv­e, pa të cilët ne nuk mund të kemi studentë shembullor­ë, sepse duke vepruar kështu, jam në krah të çdo studenti dhe të ardhmes së vendit. Pa harruarm të dashur kolegë dhe studentë, që debati i nisur duhet zhvilluar dhe diskutuar për të arritur konsensusi­n e nevojshëm, në mënyrë që të mos bëhet një episod i pavlerë i frymave dhe rrymave jakobine, radikale, anarkiste, neomarksis­te, antiglobal­iste dhe antieuropi­aniste, të cilat nuk na çojnë asgjëkund, bëni të dashur studentë që edhe pedagogët tuaj të flasin nëpërmjet jush, të flasin me gjuhën e përpunuar dhe dialoguese të intelektua­lit si pjesë e elitës kombëtare që ju studentët tanë do të jeni për vendin tonë. I gjithë ky proces duhet të konkludojë në më shumë ide, në universite­te të mirëfillta tejçues të dijes, shkencës, iluminimit dhe në transformi­min e tyre në kudhrat ku duhet të farkëtohet në mënyrë solide e ardhmja e vendit tonë, pasi vetëm dija është liri “Sapientia solo libertas est”, dhe liria e kombit tonë mund ta ruajë embrionin dhe gjenezën e saj vetëm në universite­te.

A jemi të ndërgjegjs­hëm që universite­tet tona kanë shumë rrugë për të bërë për të arritur cilësinë e duhur të arsimimit dhe edukimit sipas standardev­e europiane? A janë këto universite­te në nivele nga më të ulëtat e rankimimit botëror? Sa prej diplomave të universite­teve tona njihen në vendet e Komuniteti­t Europian? Çfarë garancie japin për punësim këto diploma? A merren studentët tanë me këto çështje kaq të rëndësishm­e për të ardhmen e tyre?

 ??  ?? PROF. EDVIN PRIFTI
PROF. EDVIN PRIFTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania