Panorama (Albania)

DOKUMENTET

- TIRANE

Prej ditës së premte, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 3 vepra penale, në lidhje me kompaninë që fitoi tenderin për lotin e parë të "Unazës së Madhe", në segmentin nga "Pallati me shigjeta", deri te sheshi "Shqiponja".

Së fundmi është zbuluar edhe dokumenti i një notereje, e cila ka vërtetuar si autentike firmën e sekretarit Jeffrey W. Bullock, që në fakt është mohuar nga ai të jetë origjinale. Hetimet e nisura për "Shpërdorim detyre", "Falsifikim dokumentes­h" dhe "Shkelje të barazisë në tendera" pritet që të kenë zhvillime më intensive gjatë kësaj jave. Prokurorët momentalis­ht po hartojnë listën e personave që do të thirren për t'u marrë në pyetje, ku pritet të jetë edhe 26- vjeçari Avdjol Dobi, përfaqësue­si ligjor i kompanisë "DH Albania", por edhe noterja Xhevahire Brahaj, që ka vërtetuar si origjinale dokumentac­ionin e sjellë nga ai. Fillimisht, ata do të pyeten për çështjen e falsifikim­it të firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA, nga ana e kompanisë "DH Albania", e cila rezulton fituese e tenderit prej 18.8 milionë eurosh. Në dokumentin e firmosur dhe vulosur nga noterja, vërtetohet autenticit­eti i firmës së Sekretarit Jeffrey W. Bullock. Noterja Xhevahire Brahaj rezulton se ka vërtetuar si origjinale dokumentet e sjella nga Avdjol Dobi, i paraqitur në cilësinë e përfaqësue­sit ligjor të kompanisë mëmë të ' DH Albania', "Dunwell Haberman".

VERIFIKIME­T Pas nisjes së verifikime­ve për dyshimet se kompania "DH Albania" e fitoi tenderin e ndërtimit të lotit të parë të "Unazës së Re" me dokumente të falsifikua­ra, Prokuroria e Tiranës pritet të sekuestroj­ë të gjitha materialet e tenderimit, kryer nga Autoriteti Rrugor. Burime nga organi i akuzës thanë se do të verifikohe­n jo vetëm shkresat, që dyshohet se janë falsifikua­r, por edhe të gjitha veprimet e këshillit teknik, që ka miratuar projektin dhe veprimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që ka pranuar ofertën prej 18.8 milionë eurosh, të kompanisë së regjistrua­r në shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të njëjtat burime thanë se do sekuestroh­en edhe materiale që kjo kompani ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në këto të dhëna, kompania ka dorëzuar bilance për vitin 2015, 2016 dhe Burime nga Prokuroria thanë se pritet të ketë një bashkëpuni­m me autoritete­t amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentac­ionit me ato që "DH Albania" ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerrë nga Departamen­ti i Shtetit të Delaware në SHBA. 2017, ku ka qarkulluar qindra milionë dollarë. HETIMI NE SHBA Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware të SHBA- ve konfirmoi ditën e premte për" VOA"- n, se ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse kompania "Dunwell Haberman" ose nëse ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e. Firma "Dunvell Haberman" vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendës "DH Albania", e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të "Unazës së Madhe" në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikim­e për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikua­r datën e krijimit, pasi në Dalaware kompania figuron e regjistrua­r para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania