Panorama (Albania)

Gjykata liron shoqëruesi­n polic të deputetit grek

U arrestua me armë: Është e shërbimit, s'e dija që ndalohej

-

SARANDE- "Detyrim paraqitje dy herë në muaj", vendosi dje Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, gjatë zhvillimit të masës së sigurisë ndaj policit grek, i arrestuar ditën e shtunë nga shërbimet policore të Sarandës. Në këtë seancë, prokuror ishte Elidon Hysenaj, gjyqtar Alltun Çela, ndërsa avokat mbrojtës Valter Lapa. Prokurori i çështjes, Hysenaj, ka kërkuar si masë sigurie për të pandehurin "Detyrim paraqitje dy herë në muaj. Gjykata vendosi që efektivi grek të paraqitet në shërbim të hetimit të

PERSONA

grekë që kishin ardhur për në fshatin Bularat janë ndaluar ditën e shtunë nga Policia e Gjirokastr­ës. Mes tyre ka qenë edhe një deputet. Nikos Nikolopulo­s u mbajt për 1 orë e gjysmë në Polici. Ai është shprehur se do ta ngrejë këtë çështje në Parlamenti­n Europian. mërkurën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Mësohet që polici grek, Marios Gogoglos, ka pretenduar se ka qenë armë e shërbimit dhe nuk ishte në dijeni se nuk mund të kalonte kufirin me të. "Armën e kam me leje shërbimi. Nuk e dija që me armën e shërbimit nuk mund të kalo- ja edhe këtej. Kalova nga pika e kalimit kufitar dhe nuk më tha askush gjë, prandaj vijova rrugën", është shprehur ai në Gjykatë. Polici grek Marios Gogoglos u arrestua paraditen e së shtunës, pasi lëvizte me armë pa leje në shoqërinë e deputetit grek të Nea Demokracia për The- sprotinë, Vasilis Jojaka, drejt fshatit Bularat, ku u zhvillua një përkujtim për vdekjen e Kostandino­s Kaçifas. 35vjeçari Marios Gogoglos, me detyrë punonjës Policie në Igumenicë, u arrestua në aksin rrugor "Sarandë- Gjirokastë­r", në vendin e quajtur "Ura e Kranesë". Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë shqiptare me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë. Polici grek aku- zohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". sh. d

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Arma e sekuestrua­r policit grek
Arma e sekuestrua­r policit grek

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania