Panorama (Albania)

Tenton të djegë me benzinë fëmijët e tij 3 dhe 4 vjeç

Parandaloh­et tragjedia në Vlorë, 40- vjeçari çohet në psikiatri

-

Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, pasi babai i tyre tentoi t'i digjte ata me benzinë në formë hakmarrje ndaj gruas që ishte larguar për shkak të dhunës nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë. Fatmirësis­ht, Policia arriti të ndërhyjë në kohë duke evituar një tragjedi të mundshme.

Sipas Policisë, Zigur Veshaj, 40 vjeç, është nisur nga shtëpia e tij me të miturit 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Menjëherë, vëllai i tmerruar ka njoftuar Policinë. 40- vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshor­tja e tij dhe ka thirrur me të madhe emrin e kësaj të fundit. Sapo e shoqja ka dalë në ballkon, Veshaj ka nxjerrë një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët. Policia, e cila ishte njoftuar më parë dhe ndodhej në vendin e ngjarjes, i ka bërë thirrje të dorëzohej. Por ai ka nxjerrë çakmakun duke rrezikuat jetën e tij dhe të të miturve. Sapo ka tentuar ta ndezë, është neutralizu­ar menjëherë prej Policisë.

Ndërkohë, gruaja e 40vjeçarit, Brunilda, tregon se nga martesa me Zigurin kanë dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç. Sipas saj, një ditë më parë se të ndodhte kjo ngjarje, i shoqi kishte pirë alkool dhe për këtë kishin debatuar. Ajo ish- te dhunuar prej tij dhe më pas të dy kanë përfunduar në Polici. Pasi janë qetësuar, Policia i ka lënë sërish të lirë, por Brunilda është larguar te banesa e babait të saj pasi ka lënë të dy fëmijët e saj te prindërit e të shoqit. "Mbrëmë, Ziguri shkoi te banesa e prindërve të tij ku kishim lënë dy fëmijët. I mori fëmijët dhe erdhi te banesa e prindërve të mi, duke i spërkatur me benzinë dhe duke tentuar t'i djegë. Bërtiste me të madhe, çka bëri që të dilja jashtë. Vëllai i tij kishte njoftuar Policinë, e cila erdhi në kohë duke neutralizu­ar gjithçka dhe u shpëtoi jetën fëmijëve. Falënderoj Policinë që më shpëtoi fëmijët. Por jam shumë e tronditur. Fatmirësis­ht, fëmijët u shpëtuan pasi ai mund ta kishte çuar deri në fund këtë çmenduri", shprehet e traumatizu­ar gruaja. Sipas Brunildës, nëse do kishte një mungesë vëmendjeje, sot dy fëmijët e saj nuk do jetonin më. Ajo është e papunë dhe pa asnjë mundësi financiare, ndaj me dëshirën e saj dy fëmijët i kanë kaluar shtëpisë së foshnjës.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit 40- vjeçari Zigur Veshaj është dërguar në spitalin psikiatrik "Ali Mihali" të qytetit të Vlorës, pasi vuan nga probleme mendore. Sipas Policisë, edhe herë të tjera 40- vjeçari ka shfaqur probleme me shëndetin mendor. Ai njihej edhe si konsumues alkooli, çka shkaktonte probleme në raport me bashkëshor­ten e tij, deri në dhunë ndaj saj.

 ??  ?? Brunilda Veshaj, nëna e dy fëmijëve
Brunilda Veshaj, nëna e dy fëmijëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania