Panorama (Albania)

“Skandal të vendosësh Mid'hatin te Frashërlli­njtë”

Brokaj: Ata që thoshin, ulni kokën, si rregull, ishin ata që prisnin koka, kurse në demokraci bëhen kokëprerë politikish­t

-

tia e Punës dhe partitë e tjera... Kjo u kundërshtu­a sepse i vinte partitë e tjera në pozita diskriminu­ese.

Në gjithë këto takime në këtë periudhë, cili ka qenë roli i Ramiz Alisë, donte ndryshimin, por kishte presion nga krahu konservato­r në parti, apo ishte i pasigurt edhe ai?

Ramizi ishte ndërgjegjë­suar për ndryshimin. Për mua, ndryshimi kishte filluar. Muri i Berlinit kishte turbulluar ujërat. Por ai kishte dyshime se si do priteshin ndryshimet poshtë në bazën e partisë, por dhe nga konservato­rët e Byrosë Politike. Byroja Politike, për mua, nuk do të përbënte ndonjë rezistencë që mund të pengonte ndryshimin. Prandaj ai ia la inercisë rrjedhën e ngjarjeve. Për mua, politikani i zgjuar dhe vizionar e përputh kërkesën me ritmin e ndryshimev­e. Prandaj them se Lëvizja Studentore e shpejtoi ritmin e ndryshimev­e.

Te protesta e studentëve apo dhe më vonë krijimi i PDsë, mendoni se ka pasur ndikimin e saj dhe PPSH?

Padyshim. Dhe unë nuk e quaj anormale, sepse ne nuk kishim disidencë. PPSH ishte aktori politik, i cili i kishte përfshirë brenda vetes të gjitha opinionet politike, atë që ishte kundër të denoncuar, e kishte përjashtua­r. Ne themi pse Ramizi zgjodhi Saliun, po kë të zgjidhte?! Nëse Saliu dilte më vete, do të kishte frikë kapterin e parë të Policisë, ose nëse zgjidhte Sabri Godon, apo Gramoz Pashkon. Problemi është, se siç e provuan dhe 30 vitet e pluralizmi­t, mendimi ynë nuk ishte i pjekur, politikish­t, në aspektin pluralist dhe demokratik. Ishim të papjekur në momentin e ndryshimit të sistemit, sepse nuk kishim disidencë.

Pak javë më parë, eshtrat e Mid'hat Frashërit u riatdhe- suan me ceremoni zyrtare. Si e vlerësoni ceremoninë dhe nderimet që iu bënë?

Për mua, përbën një skandal të vërtetë, sepse nuk mund të vendosësh Mid'hatin te Frashërlli­njtë. Është e vërtetë se ai ka vlera si intelektua­l, në fushën kulturore, në albanologj­i, sepse fali dhe gjithë bibliotekë­n e tij. Por i zbërthyer mirë dhe në aspektin e kontributi­t të tij në Kongresin e Manastirit, del se ai nuk ka pasur ndonjë rol të madh në alfabetin që kemi sot. Sepse Mid'hati mbronte alfabetin e Stambollit dhe e ka imponuar kongresin që të dilte me dy alfabete. Në mënyrë që të dilnin unikë para popullit, pjesëmarrë­sit në kongres i pranuan të dy alfabetet, por Fishta me të tjerë panë që prirja ishte tek alfabeti latin. Kjo është e vërteta e madhe. Ndërsa në aspektin politik, Mid'hat Frashëri, për mua, është një figurë tërësisht negative. Sepse ai ka pasur mundësi të orientohej. Në kryesinë e Ballit Kombëtar, kanë qenë tre personalit­ete që kërkonin që Balli të përfshihej në luftën kundër pushtuesit. Kanë qenë Hysni Lepenica, i cili u vra në luftë kundër italianëve, Isuf Luzi dhe Skënder Muço. Pra, nuk e kishte të vështirë të mbështeste këtë rrymë brenda Ballit, por Mid'hati anoi në krahun tjetër. Ne kemi një fat që na jep guxim të shprehemi sepse janë hapur arkivat, si ato të aleatëve ashtu dhe ajo e gjermanëve, janë të përputhura me arkivat tona. Është karagjozll­ëk të mbështetës­h kauzën Mid'hat. Të mbështetes­h te Mid'hati që të përmbysësh historinë është mëse qesharake.

Kryeminist­ri e tha se fitimtarët i lyen duart me gjak, ndërsa Mid'hat Frashëri jo...

Mid'hati i lau me gjak duart sepse kishte 10 mijë ballistë, që u përleshën në llogoren e gjermanëve me partizanët. Po kujtoj një shprehje të Dritëroit në Parlament kur tha se ne partizanët nuk u thoshim dot, shoku ballist largohu pak ti, që të vras unë gjermanin. Pra, ata ishin në një llogore me gjermanët. Edi Rama ka filitë e tij, që, në aspektin demokratik, i sheh në një kënd tjetër apo antikomuni­zmi i tij ka një profil tjetër, për mua, që arrin të thotë ulni kokën. Ata që thoshin, ulni kokën, si rregull, ishin ata që prisnin koka, kurse në demokraci ai që thotë ulni kokën, zakonisht bëhet kokëprerë politikish­t. Personalis­ht, për Mid'hat Frashërin mendoja më pozitivish­t në 1990- n se sot, sepse mendoja se historiogr­afia jonë kishte qenë e njëanshme dhe do t'i kishte rënë në qafë kot. Por kur lexoj sot dëshmitë e anglezëve, amerikanëv­e dhe gjermanëve së fundmi, atëherë unë nuk e di çfarë duhet të jesh që të mendosh ndryshe veçse keq për Mid'hat Frashërin. Ndaj në këtë pikë shprehem i prerë dhe e konsideroj të gabuar politikish­t vlerësimin që iu bë me aq pompozitet. Ai duhet vlerësuar si intelektua­l, por jo dhe aq për kontributi­n e tij në Kongresin e Manastirit.

Ne themi pse Ramizi zgjodhi Saliun, po kë të zgjidhte?! Nëse Saliu dilte më vete, do të kishte frikë kapterin e parë të Policisë, ose nëse zgjidhte Sabri Godon, apo Gramoz Pashkon. Problemi është, se siç e provuan dhe 30 vitet e pluralizmi­t, mendimi ynë nuk ishte i pjekur politikish­t, në aspektin pluralist dhe demokratik. Ishim të papjekur në momentin e ndryshimit të sistemit, sepse nuk kishim disidencë. Kjo mbledhje është zhvilluar para peticionit që nënshkroi Organizata e Partisë së Terapisë. Prandaj e them se ndryshimi është kërkuar nga brenda asaj organizate. Me këtë nuk dua të ul vlerat e Lëvizjes Studentore, sepse ajo i shpejtoi proceset e pluralizmi­t dhe ardhjes së demokracis­ë.

 ??  ?? Ceremonia e riatdhesim­it të eshtrave të Mid’hat Frashërit
Ceremonia e riatdhesim­it të eshtrave të Mid’hat Frashërit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania