Panorama (Albania)

Katastrofë për ekonominë e Francës

-

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidenti­t amerikan, Donald Trump, që të mos ndërhyjë në politikën franceze. Deklarata u bë të dielën pas mesazheve të Trump në “Twitter” lidhur me protestat në Paris. “Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim. Unë dhe Presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ministri i Jashtëm, Jean- Yves Le Drian. Trump të dielën shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtuesh­me. “Ndoshta është koha që t’i jepet fund marrëveshj­es qesharake dhe jashtëzako­nisht të shpenzuesh­me dhe t’u kthehen njerëzve paratë në Protestat e “jelekëve të verdhë” janë katastrofë për ekonominë franceze. Deklaratën e bëri ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, i cili e quajti situatën si krizë edhe për shoqërinë, por edhe për demokracin­ë. “Është një katastrofë për tregtinë, një katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai, teksa po vizitonte dyqanet e dëmtuara gjatë protestave në Paris. formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, ka shkruar Trump. Protestat në Francë sa vijnë e vihen më të dhunshme javë pas jave. Të shtunën e kaluar rreth 2 mijë vetë u arrestuan në gjithë Francën, në protestat e “jelekëve të verdhë” kundër taksave të planifikua­ra nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. Kryeminist­ri francez, Edouard Philippe, është zotuar se do rivendosë unitetin kombëtar pas protestave të dhunshme të së shtunës së kaluar, fundjava e katërt radhazi që protestues­it me jelekë të verdhë pushtojnë rrugët e Francës. Rreth 125 mijë persona protestuan të shtunën në të gjithë Francën. Policia franceze përdori gazin lotsjellës kundër protes- tuesve. Por “jelekët e verdhë” francezë duket se po frymëzojnë edhe europianë të tjerë. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Belgjikë dhe Holandë. Qindra protestues u përleshën me Policinë gjatë një përpjekjej­e për të hyrë në ndërtesën e Parlamenti­t Europian në Bruksel. Protestues­it bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeminist­rit të Belgjikës, Charles Michel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania