Panorama (Albania)

Kosova godet përsëri Serbinë

Vuçiç: Janë gati të aplikojnë tri masa të reja kundër nesh, ja cilat janë

- Nikki Haley

Kosova po ndihet më e sigurt dhe më shtet me vendosjen e masave kundër Serbisë, me taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe nuk do të ndalet me kaq.

Ndërsa Kryeminist­rja serbe Ana Brnabiç, në një fjalim javën e kaluar referuar krijimit të Ushtrisë së Kosovës, tha se Serbia do të ndërhyjë me Ushtri dhe dha mesazhin se tashmë që e kanë një Ushtri më të fortë, do të kenë edhe një zë më të fortë për t’u dëgjuar, ligjvënësi­t në Kosovë kanë vendosur një tjetër rrugë për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet më fort: rrugën ekonomike. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se Kosova është e gatshme të aplikojë masa të reja ndaj Serbisë, duke thënë se bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren. I pyetur nga gazetarët mbi këto masa pas aplikimit të taksës 100 për qind, Vuçiç tha se “bëhet fjalë për tri veprime, të cilat do të mund të përpiqen t’i ndërmarrin dhe nuk dihet se cila është më e keqe se tjetra për ne”. Por Presidenti serb parashikoi se këto masa do të jenë efikase vetëm për një afat të shkurtër për qeverinë e Kosovës. “Unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për të ( Haradinaj). Ai i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshta­rët tanë politikë”, tha Vuçiç, i cili sqaroi se shteti i tij do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm atëherë kur të ndërmerren nga pala kosovare. “Mendoj se është e rëndësishm­e që ne të tregojmë rezistencë dhe kundërshti­m të qëndrueshë­m dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime”, tha ai. Sipas tij, “çmenduria” e Prishtinës është e pafund, dhe askush nga bashkësia ndërkombët­are nuk po e ndal këtë “çmenduri”. “Fajtore është bashkësia ndërkombët­are që nuk e ka ndaluar taksën prej 100 për qind. Tani dikush po fiton popullarit­et, që tashmë është një shkallë e masave të pakuptimta dhe përdoret për qëllime të brendshme. Kjo më shqetëson”, tha Presidenti serb. Kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmër­oi se kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda. Sipas “Express”, qeveria e Kosovës shpejt pritet të vendosë masën e njëjtë që aplikon Serbia lidhur me qarkullimi­n e njerëzve me makina, ku kos- ovarët detyrohen të vendosin targat e përkohshme kur nisën për në shtetin serb. Veç kësaj, Ekzekutivi do të vendosë edhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Po ashtu, Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet që nuk ia njeh Kosovës, përfshirë cer- tifikata të ndryshme. Haradinaj ka thënë se s’do të ketë heqje të taksës pa e njohur Serbia Republikën e Kosovës. Deklarata e Vuçiç u bë një ditë pasi mijëra protestues serbë dolën në rrugët e Beogradit kundër dhunës politike. Ata bënë thirrje kundër qeverisë dhe Presidenti­t serb.

 ??  ?? Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania