Panorama (Albania)

Vrasja e gazetarit Khashoggi, Haley: Nuk mund ta lëmë të kalojë lehtë

-

Ambasadorj­a amerikane në largim nga OKB, Nikki Haley, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i lejojnë Arabisë Saudite ta kalojë lehtë vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatë­n turke në Stamboll. Khashoggi ishte gazetar saudit kritik ndaj qeverisjes në vendin e tij, jetonte në SHBA dhe shkruante për “Washington Post”. Haley, e cila do të largohet nga pozita e saj në fund të vitit, tha në një intervistë në “Atlantic” se, “Janë zyrtarë të qeverisë saudite që e bënë këtë në një konsullatë saudite. Ne nuk mund t’ua kalojmë lehtë këtë, sepse Amerika nuk është kështu”, tha Haley, duke shtuar, “Nuk mund ta falim [ vrasjen], nuk mund të themi kurrë se është në rregull, nuk mund të mbështesim asnjëherë sjelljen si gangsterë dhe ne duhet ta themi këtë”. Haley e mbrojti reagimin e SHBA- ve ndaj vdekjes së Khashoggi- t, duke thënë se sanksionim­i i 17 shtetasve sauditë të dyshuar të përfshirë në vrasje ishte një shenjë se SHBA nuk po e lë të rrëshqasë këtë ngjarje. Por Haley nuk pranoi të përmendë princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, me gjithë raportet që agjencitë e inteligjen­cës amerikane e kanë lidhur drejtpërdr­ejt atë me vrasjen e Khashoggi- t. Deklarata e Haley vjen në një kohë kur u zbulua se dhëndri i Presidenti­t Donald Trump dhe njëkohësis­ht këshilltar­i i tij për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka mbajtur kontakte me princin saudit, Mohammed bin Salman, edhe pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, sipas “The New York Times”. Kushner e ka udhëzuar princin se si ta kalojë “stuhinë” e këtij rasti. Shtëpia e Bardhë ende nuk është deklaruar lidhur me këtë rast.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania